Barcelona fiton derbin ndaj
Espanyol, hapet gara për kryesim

Barcelona fiton derbin ndaj<br />Espanyol, hapet gara për kryesim
Barcelona ka fituar mbrëmjen e sotme derbin kundër Espanyolit me rezultatin 4 me 1, duke marrë vendin e dytë, vetëm 3 pikë larg kryesuesve të La Liga, Real Madrit.

Loja ka filluar me një ritëm të lartë që në minutat e para, ku katalanasit kanë rrezikuar portën e miqve që  në minutat e para me anën e Leonel Messit.

Goli i parë i ndeshjes u shënuan nga Luiz Suares në minutën e 18-të pas një asisti të Andres Iniesta. Suarez shënoi edhe golin e dytë në minutën e 67-të pasi një tentative të Messit, i cili nuk mundi te gjente rrugën e rrjetës.

Ndërkohë pas dy minutash të tjera edhe Jordi Alba do të linte gjurmën e tij në këtë ndeshje duke realizuar golin e tretë për Barcelonën. Në këtë ndeshje nuk mungoi as goli i Messit i cili shënoi golin e katërt. Ndërkohë ndeshja do të mbyllej me rezultatin 4 me 1, ku për miqtë do të shënonte David Lopez.

Pas kësaj fitore, Barcelona renditet e 2-ta në tabelën e renditjeve me 34 pikë. Ndërkohë që Reali kryeson kampionatin, katalanasit janë vetëm 3 pikë larg tyre duke  rritur mundësinë e një ndryshimi të kryesuesit të La Liga.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare

Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare