Barcelona fiton me katër gola
ndaj Eibar, 2 pikë larg Realit

Barcelona fiton me katër gola<br />ndaj Eibar, 2 pikë larg Realit
Fitorja e sotme e Barcelonës ndaj modestëve të Eibar, dha një sinjal të fuqishëm për Realin i cili arriti të fitonte ditën e djeshme Malagas.

Katalanasit nuk e patën të vështirë, duke shënuar plot katër herë në portën e të “zotëve të shtëpisë”.

Suarez do të ishte ai që do të shënonte golin e parë në këtë ndeshje, pas 31 minutash lojë, ndërkohë që pjesa e parë do të mbyllej me rezultati  0 me 1, vetëm 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë Messi do të dyfishonte rezultatin.

Në minutën 68 do të ishte sërish uruguaiani, Suarez, ai që do të shënonte golin e tretë për katalanasit, duke e bërë të sigurt fitoren. Ndërkohë brazilianit,
Neymar do të shënonte në minutën e 91, duke rezervuar një surprizë të hidhur për skuadrën e Eibar.

Ndërkohë Barcelona qëndron vetëm dy pikë larg skuadrës së Realit, ku do të mjaftonte një gabim i “Los Blancos”, që katalanasit të merrini kryesimin e tabelës së La Liga.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në