Barcelona fiton me përmbysje, Mourinho e nis me këmbën e mbarë te Tottenham

Barcelona ka marrë një fitore mjaft të vështirë në transfertë në javën e 14 të La Liga-s në përballjen kundër Leganes. Ishin vendasit ata të cilët realizuan të parët në takimin që u mbyll me shifrat 1-2, por që ishin të mjaftueshme për katalanasit për të marrë tre pikët.

Golit të En Nesyri në minutën e 12 iu përgjigj Suarez në pjesën e dytë, me uruguainin që realizoi me kokë pas një goditje dënimi që u shërbye me kros nga Messi. Golin e fitores për të besuarit e Valverde-s do ta realizonte mesfushi Arturo Vidal, i cili hyri si zëvendësues duke marrë vendin e Griezmann.

Ndërkohë në Premier Laegue aventura e Jose Mourinho-s me Tottenham ka nisur me fitore, pasi ‘spursat’ kanë fituar me shifrat 2-3 derbin e londrës kundër Ëest Ham. Në sfidën e parë portugezin e nderuan golat e Son, Lucas dhe Harry Kane.

Për Tottenham kjo ishte fitoreja e parë pas katër ndeshjesh ku kishte vetëm humbje dhe barazime.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg'! Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg'! Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet