Barcelona fiton ndeshjen e parë për sezonin e ri, Atletico barazon pa gola! Chelsea zhgënjen sërish

Barcelona fiton ndeshjen e parë në këtë sezon të ri duke mundur Cadiz me rezultatin 2-0 dhe ngjitet në kuotën e 4 pikëve pas dy javëve të para. Në shtëpinë e re stadiumin Montjuic katalanasit vuajnë por shpërblehen në fund nga golat e Pedrit në të 82-të dhe të Ferran Torres në kohën shtesë. Javën e ardhshme djemtë e Xavit do të përballen me Villarreal në transfertë.

Atletico Madrid nuk shkoi dot më shumë se një barazim pa gola ndaj Real Betis në transfertë. Madrielenët humbën mundësinë për të qenë me pikë të plota pasi ndeshjen e parë e kishin fituar. Rastet më të mira të sfidës zhvilluar në Benito Villamarin ishin në pjesën e parë ndërsa La Ligan e kryeson Real Madrid me 6 pikë pas dy ndeshjeve të para.

Në Premier League Chelsea po zhgënjen edhe këtë fillim sezoni. Blutë humbën 3-1 derbin e Londrës ndaj West Ham dhe kanë vetëm një pikë pas dy javëve të para në kampionat.

Ndërkaq në Gjermani pasi fituan Bayerni e Dortmundi të dielën të njëjtën gjë bënë edhe Union Berlin që mundi 4-1 Mainz falë edhe tregolëshit të sulmuesit Behrens. Frankfurtit i mjaftoi një gol i Kolo Muani për të thyer Darmshtad.

Përgatiti gazetari, Andi Kapxhiu

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente