Barcelona nuk di të ndalet dhe arrin fitoren e 17-të ne La Liga duke mundur 5 me 0 Real Betis. Në javën e 20 -të të kampionatit katalanasit vuajnë fillimin e ndeshjes pasi Betis shfaqet me mire dhe i inspiruar nga tifozët. Por blaugranët zgjidhin gjithcka ne pjesën e dytë ku do të shënoheshin te gjithë golat. Ai që zhbllokon rezultatin është kroati Ivan Rakitic që tund rrjetën në minutën e 59-të.
Më pas vjen edhe spektakli i dyshes Messi- Suarez që do të shënojnë nga dy gola secili.
Argjentinasi është spektakolar me dy golat në minutat 64 dhe 80-të ku vallëzon mes mbrojtësve kundërshtar. Po ashtu edhe uruguajani Suarez realizon dy golat e tij në minutat 69-të dhe 90-të. Barça e mbyll 5 me 0 ndaj Betis dhe kryeson me 54 pikë pas 20 javësh duke shkuar ne 11 pikë avantazh nga vendi i dytë.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com