Ka rezultuar një ndeshje me ‘zemër në dorë’ dhe plot spektakël çerekfinalja e Kupës së Mbretit mes Granadsës dhe Barcelonës. Deri në minutën e 88 dukej si një përballje e përfunduar pasi Granada kishte realizuar dy herë, por një gol i Griezman riktheu shpresën para se Jordi Alba të barazonte në minutat shtesë dhe ta dërgonte ndeshjen në shtesë.
Katalanasit të ringjallur nga hiçi kaluan në avantazh me Griezman sërish, por Granada rigjeti forcën për të rikthyer edhe një herë baraspeshën. Gjithsesi rrjetat e De Jong dhe Alba sërish evituan penalltitë dhe kaluan Barcelonën në gjysmëfinale. Katalanasit janë skuadra e tretë që mbërrijnë në këtë fazë pas Levante-s dhe Sevillia-s.
Ndërkohë në Itali gjysmëfinalja e parë e Kupës mes Napolit dhe Atalanta-s është mbyllur me porta të paprekura. Një ndeshje, me të dy ekipe që më shumë menduan për të mos pësuar se sa për të shënuar. Vlen për t’u theksuar se nga minuta e parë luajtën shqiptarët Berat Gjimshiti te Atalanta dhe Elseid Hysaj te Napoli. Përballja e kthimit, që do të jetë vendimtare për të prerë biletën në finale, do të luhet javën e ardhshmë.
Sakaq në Angli janë luajtur të tjera ndeshje për javën e 22 të Premier League. Padiskutim më shumë bujë bëri humbja e Liverpool 0-1 nga Brighton në shtëpi. Një disfatë që i lë shumë larg vendit të parë në një kohë kur Manchester City fitoi 0-2 në transfertën e Burnley-t.