Barcelona kualifikohet në finalen
e kupës, triumfoi ndaj Valencias

Barcelona kualifikohet në finalen<br />e kupës, triumfoi ndaj Valencias<br>
Barcelona dhe Valencian luajtën ditën e sotme mes tyre ndeshjen e kthimit gjysëmfinale të kupës së mbretit në Spanjë në “Mestalla”.

Barcelona kishte fituar ndeshjen e parë 1-0 në fushën e vet, teksa sonte në Valencia triumfoi përsëri 2-0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-0 kalon në finale ku do të përballet me Sevillan.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa trajneri Valverde hedh në fushën e lojës në fraksionin e dytë Coutinhon. Është pikërisht braziliani që u ble në merkaton e janarit që kalon Barcelonën në avantazh në minutën e 49-të. Ky është goli i parë i Coutinhos me fanellën e katalanasve.

Ai që vulosi fitoren e pastër të Barcelonës ishte Rakitic në minutën e 82-të.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!