Barcelona kundër Tebas, kërkohet 'koka' e kreut të Federatës: Të largohet, s'kemi korruptuar arbitrat

Barcelona kundër Tebas, kërkohet 'koka' e kreut të Federatës: Të largohet, s'kemi korruptuar arbitrat

Laporta dhe Tebas

Barcelona ka dalë kundër kreut të La Ligas, Havier Tebas. Ky i fundit ka akuzuar sërish katalanasit se kanë blerë arbitrat për një periudhë të gjatë, kjo pas pagesave që klubi nga "Camp Nou" i kishte bërë ish-drejtuesit të arbitrave, Enriquez Negreira. Tanimë La Liga ka nisur një hetim për këtë çështje, me Barçën që është hedhur në kundërsulm.

"Duke pasur parasysh seriozitetin e informacionit që u shfaq të hënën në ‘La Vanguardia’, në të cilin presidenti i La Ligas, Havier Tebas, është shfaqur si ‘ekzekutues’ në paraqitjen e provave të rreme në prokurori për të inkriminuar klubin tonë, Barcelona dëshiron të shprehë zemërimin, indinjatën dhe zhgënjimin e thellë për këtë ngjarje. Për këtë arsye, i kërkojmë urgjentisht presidentit të La Ligas të dalë publikisht për të dhënë shpjegime", thuhet në deklaratën e katalanasve fillimisht.

Barça bën me dije se nuk ka blerë kurrë arbitra, teksa kërkon tërheqjen e La Ligas që sipas tyre po paraqesin prova të rreme.

"Barcelona ndihet si viktimë e një linçimi mediatik për ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë: Barça nuk ka blerë kurrë arbitra. Nuk është hera e parë që presidenti i La Ligës përdor të gjithë makinerinë e tij mediatike për të hedhur baltë mbi Barcelonën, por përveç marrëzive të tij të zakonshme, nuk mund ta imagjinonim kurrë se ai do të ishte përpjekur të inkriminonte klubin tonë me prova të rreme", thuhet mes të tjerash në komunikatë.

Tanimë Barcelona është kundër kreut të La Liga dhe duket se kërkon "kokën" e këtij të fundit. Veç La Ligës, për këtë çështje edhe UEFA ka hapur një hetim për katalanasit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë