Barcelona merr shërbimet e Mina,në
2018 mbrojtësi shkon në Camp Nou

Barcelona merr shërbimet e Mina,në<br />2018 mbrojtësi shkon në Camp Nou
Talenti kolumbian Yerry Mina, ka qenë objektiv për shumë skuadra evropiane të cilat po e ndiqnin me shumë vëmendje, por kanë qenë Barcelona ajo që ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit.

Sipas “Mundo Deportivo”, katalanasit kanë arritur marrëveshjen me skuadrën braziliane të Palmeiras, në të cilën aktivizohet mbrojtësi, për të kryer transferimin e tij në Camp Nou në janar të 2018.

Më herët mediat sportive kishin raportuar se Barcelona kishte arritur në marrëveshje me lojtarin, por asgjë nuk ishte hedhur në letër.

Sipas Goal.com, për 22-vjeçarin kolumbian, interes kishte shfaqur edhe Manchester United dhe ishte gati të hidhte në tavolinë ofertën e tij.

Përfaqësuesit e Barcelonë u takuan me ata të skuadrës së Palmeiras, ku u firmos një marrëveshje që i kënaqte të dyja palët.

Ndërkohë Mina do të mbylli vitin 2017 me skuadrën braziliane, me të do të marri pjesë në “Copa Libertadores”.

Talenti kolumbian do të shpërngulet në “Camp Nou”, në bazë të kontratës të firmosur nga klubet,  e cila raportohet të vlejë 9 milionë euro, ndërkohë  që 22-vjeçarin e pret një kontratë pesë vjeçare për të firmosur sapo të mbërrijë në Katalonjë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos