Barcelona mposht Bilbaon
Bayern kryeson Bundesligën

Barcelona mposht Bilbaon<br />Bayern kryeson Bundesligën<br>
Super Messi e Ter Shtegen dhe Barcelona vijon me fitore në La Liga duke kryesuar e vetme në kuotën e 28 pikëve pas 10 javëve kampionat. Katalanasit mposhtën në “San Mames” Atletik Bilbaon 2-0 në një ndeshje plot raste dhe emocione. Leo Messi shënoi golin e parë në minutën e 36-të ndërsa në fund në kohën shtesë llogaritë i mbylli braziliani Paulinjo.

Fiton Barcelona por nuk bën dot të njëjtën gjë Atletiko Madrid. Skuadra e Simeones nuk shkoi dot më shumë se një barazim 1-1 ndaj Villareal në Vanda Metropolitano. Correa kaloi në avantazh Atletikon në minutën e 61-të me një gol shumë të bukur ndërsa ish milanisti Karlos Baka barazoi me kokë 10 minuta nga fundi. Në 10 ndeshje 5 fitore dhe 5 barazime koleksionon Atletiko në La Liga.

Në Gjermani Bayerni i Mynihut mposht 2-0 Lajpcigun dhe merr komandën e Bundesligës. Vendimtar kanë qënë golat e shënuar në pjesën e parë nga James Rodrigues dhe Robert Lewandowski ndërsa miqtë luajtën me një lojtar me pak që prej minutës së 13-të.Golat u shënuan në minutat 19 dhe 38-të. Bayerni i Hejnkes kryeson me 3 pikë më shumë se Dortmundi që u mposht 4-2 nga Hanover.

Ndërsa në Itali Roma siguron fitoren e tretë radhazi duke mposhtur 1-0 Bolonjën në Olimpiko. Golin e takimit e shënoi Stefan El Sharaui në pjesën e parë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'