Barcelona është rikthyer tek fitoret bindëse pas humbjes ndaj Rayo Vallecanos. Katalanasit triumfuan me rezultatin 4:0 në Camp Nou ndaj Real Betisit në kuadër të javës së 32-të të La Ligas.
Mbrojtësi Christensen kaloi vendasit në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes.
Ndërsa Betis mbeti me 10 lojtarë në minutën e 33-të pasi Gonzalez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Ndeshja për katalanasit më pas ishte shumë më e lehtë. Ishte polaku Leëandoëski që shënoi në minutën 36 të ndeshjes. Ndërsa Raphinha shënoi te minuta më pas.
Më pas, Barcelona e pati shumë më të lehtë ndeshjen. Në fund Rodriguez shënoi autogol për rezultatin 4:0.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 79 pikëve në vendin e parë, 11 më shumë se Real Madridi, duke iu afruar kështu gjithmonë e më shumë titullit kampion të La Ligas.