Barcelona mund Sevillan
Messi në hije, e shpëton Alcacer

Barcelona mund Sevillan<br />Messi në hije, e shpëton Alcacer<br>
Barcelona po ruan ecurinë e mirë në kampionat duke fituar në “Camp Nou”, në sfidën e vështirë me Sevilla.

Ndonëse pa shumë ndriçim Barça arriti të marrë një fitore të rëndësishme falë dopjetës së Alcacer, ndërkohë ylli argjentinas, Lionel Messi ka bërë një paraqitje zhgënjyese në ndeshjen numër 600 me Barcelonën.

Katalanasit e mbyllën pjesën e parë me fitore me golin e parë të Alcacer në minutën e 23’. Në 45 minutat e dyta do vijë goli I barazimit për Sevilla me autor Pizarro, në minutën e 59’.

Për të sjellë avantazhin mendon sërish Alcacer, I cili kompleton dopjetën e tij në minutën e 65’ dhe I jep tre pikë të rëndësishme Bacelonës në luftën për titullin kampion të Spanjës.

Barcelona ndodhet në vendin e parë në kuotën e 31 pikëve, 4 më shumë se vendi I dytë që mbahet nga Valencia dhe 11+ nga Real Madrid që nesër në mbrëmje pret në “Bernabeo” Las Palmas.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)