Lionel Messi nuk do të jetë në dispozicion për Barcelonën për 3 javë për shkak të një dëmtimi që ka pësuar në ndeshjen përballë Atletikos së Madridit në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në 'Camp Nou'.
 
Sulmuesi u dëmtua në fushë në minutën e 59, ndërsa në vendin e tij është futur mesfushori turk, Arda Turan.
 
Messi do të mungoj në ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve dhe në dy ndeshje të La Ligas ndaj  Sporting Gijon dhe Celta Vigo.
 
Barcelona mbrëmë u ndal në shtëpi nga Atletiko Madrid në barazim 1-1.


d.b/shqiptarja.com