Dani Olmo mund të largohet falas nga Barcelona në janar nëse klubi katalanas nuk arrin ta ri-regjistrojë atë në La Liga, kjo për shkak të krizës ekonomike dhe fair-play financiar.
Spanjollët kanë kohë të paktën deri më 1 janar për të kryer regjistrimin e futbollistit, pasi momentalisht, Olmo ishte i Barcelonës vetëm për pjesën e parë të sezonit.
Emergjencë ka vënë në lëvizje drejtuesit e klubit. Barcelona po përpunon në mënyra të ndryshme për të sjellë më shumë financa para fundit të vitit, pasi nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë rrezikojnë të humbasin lojtarin e blerë për 55 milionë euro nga Leipzig në merkaton e verës.
Kur Olmo nënshkroi kontratën me Barcelonën, ai pranoi të regjistrohej vetëm për një sezon, megjithëse në parim, lojtarët nënshkruajnë një kontratë sipas së cilës do të regjistrohen për kohëzgjatjen e kontratës, por duke pasur parasysh situatën në të cilën klubi është, lojtari pranoi të regjistrohej vetëm për sezonin e parë.