Katër ditë kohë ka Barcelona (31 dhjetor) për të regjistruar Dani Olmon si lojtar të vetin edhe për pjesën e mbetur të sezonit, në të kundërt ai do largohet falas nga katalanasit.
Këtë vendosi të premte Apeli i Gjykatës Ekonomike në Barcelonë për çështjen Olmo, duke i dhënë të drejtë La Ligas. Barça duhet të gjejë një zgjidhje mes krizës dhe Fair-Play Financiar për të mbajtur lojtarin.
Katalanasit do të paraqesin një padi të re kundër La Liga-s në "Ciutat de la Justícia" të Barcelonës, por gjasat janë që Olmo të mos jetë më pjesë e ekipit.
Dani Olmo u afrua në verë dhe u regjistrua për vetëm gjashtë muaj paçka kontratës që zgjat deri në 2030, pasi ajo nuk u njoh nga La Liga pikërisht për shkak të krizës financiare që kanë katalanasit. Barça pagoi 55 mln euro për sulmuesin te Leipzig.