Barcelona nuk heq dorë nga 'Superliga', Laporta: Zgjidhja në pranverë

Barcelona nuk heq dorë nga 'Superliga', Laporta: Zgjidhja në pranverë

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur sërish për idenë e Superligës së Europës në futboll. Numri një i katalanasve ka treguar se në pranverë do marrë zgjidhje edhe propozimi i Barcelonës, Real Madrid apo Juventus për një ligë me skuadrat më të forta. Në lidhje me ecurinë e ekipit, Laporta është në një vijë me Xavin, teksa kërkohet titulli në La Liga.

“Objektivi prioritar është La Liga. Dhoma e zhveshjes, me Xavi në krye është e qartë për këtë. Ne duam të fitojmë La Ligan për të treguar se procesi i rimëkëmbjes së klubit është në rrugën e duhur”, tha fillimisht presidenti i Barcelonës.

Më pas Joan Laporta foli edhe për vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë që nuk pengon krijimin e ligave të reja në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Ajo që thotë Luksemburgu në lidhje me Superligën do të jetë shumë e rëndësishme për sa i përket futbollit evropian. Ne duam të përmirësojmë konkurrencën dhe të kemi një reformë në modelin e qeverisjes. Siç ishte vendimi “Bosman” për lojtarët, ky do të jetë për klubet. Do të ketë një zgjidhje në pranverë", tha Laporta.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen