/ATSH/. - Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka lene ne fuqi vendimin e FIFA-së, qe ia ndalon Barcelonës transferimin e lojtarëve deri në janarin e vitit 2016.

Pas vendimit të FIFA-së, ekipi katalanas ishte ankuar në Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Por, kjo e fundit ka refuzuar ankesën e Barcelonës, shkruan Mundo Deportivo
Kështu, ekipi i Luis Enriques nuk do të mund të transferoje asnjë lojtar gjatë merkatos se janarit dhe verës që vjen.

FIFA e ka dënuar Barcelonën pasi ka transferuar në mënyrë të paligjshme disa lojtarë të rinj nga jashtë Spanjës