Barcelona ka marrë tri pikë me shumë peshë në La Liga, duke ndjerë ‘aromën’ e titullit kampion për sezonin e dytë radhazi. Për raundin e 30-të, katalanasit fituan 1-2 në Madrid kundër Atleticos dhe falë humbjes së Real Madridit në Mallorca, shkojnë +7 pikë në krye të renditjes.

Atletico Madridi kaloi në epëri me golin e Giuliano Simeones në minutën e 39-të. Vetëm tre minuta më vonë Barça barazoi me Marcus Rashford. Në shtesën e parë vendasit mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Nico Gonzales.

Pjesa e dytë pa një garë të fortë sportive, por duhej minuta e 79-të që futja në fushë e Lewandowskit të ndryshonte ndeshjen. Tre minuta nga fundi i sfidës polaku veteran shënoi golin e dytë dhe të fitores për Barçën.

Skuadra e Hansi Flick ka 76 pikë, shtatë mbi Realin e Madridit, ndërsa Atletico qëndron në pozitën e katërt me 57 pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 4 Prill, 10:21

    Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?