Në stadiumin "Olimpic" në Katalonjë, Barcelona fitoi 2-1 kundër Alaves për raundin e 13-të në La Liga, jo pa vështirësi. Skuadra e Xavit u surprizua në shtëpi nga Omorodion, që pas vetëm 18 sekondave lojë kaloi Alaves në avanazh. Pjesa e parë do mbyllej me këto shifra, teksa Xavi shkundi të tijtë në dhomat e zhveshjes. Me të ridalë në fushë, Lewandowski në të 53 minutë vendosi ekuilibrat pas asistit të Kounde. Më pas polaku ktheu në gol një 11 metërsh në minutën e 78-të, për tri pikët që u arkivuan nga Barcelona.
Pas javës së 13-të në La Liga kryeson Girona me 34 pikë, dy më shumë se Real Madridi. Me 30 pikë Barcelona mban vendin e tretë.