Barcelona është vetëm një hap larg finales së Kupës së Mbretit në Spanjë, pasi mundi në ndeshjen e parë Atletikon e Madridit.
 
Katalanasit mposhtën 1-2 një ndër kundërshtarët më të fortë të viteve të fundit në Spanjë.
 
Golat për blaugranët u shënuan nga Suarez dhe Mesi, ndërsa për ekipin e Atletikos shënoi Grizman duke mbajtur të gjalla shpresat për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas një jave.
 
Edhe pse Barcelona duket shumë afër finales, Atletiko vështirë që do të dorëzohet, aq më tepër pas golit që shënoi në fushën e saj duke mbajtur të hapur gjithcka.
 


dy.b/shqiptarja.com