Barcelona s'e diskuton Eibar, forma e mirë e sulmuesve e rendit përkohësisht në vendin e parë

Barcelona s'e diskuton Eibar, forma e mirë e sulmuesve e rendit përkohësisht në vendin e parë

Barcelona ka korrur fitoren e katërt radhazi në La Liga pasi sot katalanasit kanë mposhtur me shifrat 0-3 Eibarin në transfertë. Që në fillim katalanasit treguan dominimin, por tentative më e sukseshme rezultoi në minutën e 13 kur Antoine Griezmann pas asistit të Lenglet mposhti portierin  e Eibar, duke zhbllokuar shifrat.

Edhe pse pati shumë kohë në dispozicion pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa në të dytën radha për të shënuar ishte e Lioenl Messi-t. Ishte një këmbëngulje e Suarez dhe më pas asisti i Griezman ajo që e çoi Messi-n në një pozicion të volitshëm për të shënuar dhe për të dyfishuar rezultatin.

Në minutat në vijim pati kohë edhe për një gol të Luis Suarezit. Një top i mrekullueshëm nxorri Messin përballë portierit, pork I fundit u tregua mjaft altruist duke pasur te uruguaini që nuk e pati të vështirë të realizonte.

Me këtë fitore Barcelona merr përkohësisht vendin e parë, në pritje të rezultatetve të sfidave të Real Madrid dhe Getafe-s.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve