Barcelona shkatërron Eibarin 6-1
Messi show, 4 gola për “pleshtin”

Barcelona shkatërron Eibarin 6-1<br />Messi show, 4 gola për “pleshtin”
Barcelona është përballur në Camp Nou me Eibarin duke fituar me poker golash, plot 6 kundër 1 goli të miqve.

Katalanasit e mbyllen pjesën e parë 2-0 me golat e Messi, me penallti, dhe të brazilianit Paulinjo.

Me fillimin e pjeësë së dytë është mesfushori Denis Suarez I cili thellon rezultatin në 3-0, ndërsa 4 minuta më vonë Sergi Enrich ngushtoi rezultatin për miqtë.

Më pas loja flet vetëm për Barçan dhe Messi vijon serinë e golave në minutat 59’,62’ dhe 87’ duke e mbyllur ndeshjen në shifrat 6-1.

Me këtë fitore Barcelona shkon në kuotën e 15 pikëve dhe shkëputet nga vendi I dytë, që mbahet nga Sevila me 10 pikë por një ndeshje më pak.

Nërkohë Real Madrid e sheh veten 7 pikë larg Barçës por që sonte në mbrëmje pret Betisin në “Bernabeu”.

Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool