Nënshkrimi i Sterling me Chelsea-n i ka haur rrugën Barcelonës, që kërkon me ngulm brazilianin Rapinha. Deri më tani katalanasit kanë ofruar 55 milionë euro për futbollistin e Leeds, por këta të fundit më herët kishin gjetur marrëveshjen me Chelsea-n për 65 milionë euro. Gjithsesi deshira e futbollistit për të shkuar në ‘Camp Nou’ po bën diferencën. Për shkak të negociatave Rapinha nuk ka udhëtuar me Leeds në Australi për fazën përgatitore të sezonit.
Sakaq te Barcelona ka zhvillime pozitive edhe përsa i përket Ousmane Dembele-s. Francezi më në fund ka pranuar të zgjasë kontratën me 2 vite pas përfundimit të saj, por tani janë katalanasit që kanë marrë kohë për fjalën përfundimtare. Gjasat janë të shumta që futbollisti i blerë për 120 milionë euro nga Dortmund të qëndrojë te Barcelona edhe për vitet në vijim.