Barcelona tregon respekt për Juven:
Eshtë klub historik dhe me traditë

Barcelona tregon respekt për Juven:<br />Eshtë klub historik dhe me traditë
Skuadra e Barcelonës do të përballet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Juventusin, ndërkohë që katalanasit sapo kanë bërë përmbysjen e pabesueshme dhe historike ndaj PSG-së (6-1) pak ditë më parë. I intervistuar nga “Premium Sport”, zv.presidenti i klubit blaugrana, Jordi Mestre, tha pas shortit:

“Ne do të përballemi me një klub historik, që ka traditë të madhe. Dy vjet më parë kemi luajtur kundër bardhezinjve në finalen e Champions-it. A na motivon përmbysja ndaj PSG-së? Ne e kemi treguar se çdo gjë mund të ndodh në futboll.

E vërteta është se pak e besonin përmbysjen tonë, por ja ku jemi.


Luis Enrique do të largohet pas këtij sezoni, ndaj mbetet për t’u caktuar pasuesi i tij në drejtimin e Barcelonës. Zv.presidenti i klubit katalanas shprehet në këtë drejtim: “Nuk e kemi zgjedhur ende një kandidat për zëvendësues. Allegri? Është një trajner i madh, por është herët për të folur mbi këtë.

Ne kemi për të luajtur edhe mjaft lojra shumë të rëndësishme”. Mbyllja e fjalës së Jordi Mestre i'u dedikua Dani Alves-it: “Jemi të lumtur për rikthimin e tij në Barcelonë, mezi presim për ta përqafuar atë”.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë