Barcelona në “La Liga” ka bërë detyrën duke mposhtur 3-1 në “Camp Nou” Rayo Vallecano-n. Miqtë ishin të parët që kaluan në avantazh me një gol individual të De Tomas, por 14-t minuta pas këtij episodi Gerard Pique me kokë i dërgoi shifrat në 1-1.
Goli që përmbysi shifrat do të vinte pak pas fillimit të pjesës së dytë, me Messi-n që realizoi një penallti të dyshimtë të fituar nga Semedo. Më pas për të vulosur gjithçka mendoi Suarez që finalizoi një aksion model të denjë për manuelet e librave të futbollit. Në fund një fitore që e mban Barcelonën kryesuese +7 pikë nga Atletico e vendit të dytë.
Në “Premier League” Manchester City ka hedhur një tjetër hap pozitiv drejt titullit pasi ka fituar me shifrat 3-1 Ëatford. Në “Etihad” ishte dita e Rahem Sterling që realizoi ‘tripletë’, ndërsa për miqtë golin e vetëm e shënoi Deulofeu.