Barcelona vuan përballë Leganes
fiton në minutat e fundit me penallti

Barcelona vuan përballë Leganes<br />fiton në minutat e fundit me penallti
Një mbrëmje aspak e lehtë ka qenë kjo e sotmja për Barcelonën, e cila vajti përballë skuadrës madrilene të Leganes.

Ka qenë Messi ai që shënuar golin e parë, vetëm katër minuta pas fillimit të ndeshjes, por Leganes ka arritur të vendos në vështirësi “blaugranat”, të cilëve u mungonin edhe disa titullarë, të cilët ishin lënë pushim nga trajneri, Luis Enrique.

Në minutën e 71 do të vinte edhe goli i barazimit, ku Unai Lopez, arriti të mposhte portierin e Barcelonës.

Skuadra e Luis Enrique tentoi në minutat e mbetura të lojës të rikthej në avantazh, por kjo gjë u arrit vetëm në minutën e 89-të pas një penalltie të fituar nga Neymar, e cila u shndërrua në gol nga Messi.

Ndërkohë Barcelona ndodhet në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit në “La Liga”, vetëm një pikë pas Real Madrid, megjithëse skuadra e Zidane ka dy ndeshje më pak.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos