Barcelona vuan, por del me tri pikë nga 'Pamplona'! Lewa shpëton katalanasit (GOLAT)

Barcelona fitoi 1-2 në udhëtim me Osasunën, për javën e katërt në La Liga. Në "Pamplona" u desh një gol i Lewandowsit që katalanasit e Xavit të dilnin me pikë të plota, duke iu falur fundit të lojës në një ndeshje që nuk ishte e lehtë për ta.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll me avantazhin e katalanasve, teksa ishte Kounde që shënoi në minutën e 45+1. Fraksioni i dytë i lojës ishte emocionues, me Osasunën që barazoi në minutën e 76-të me Avila.

Kur dukej se ndeshja po i drejtohej barazimit, ishte polaku Lewandowski që nga penalltia kaloi katalanasit në avantazh, me golin e minutës së 85 që ishte me vlerën e tri pikëve.

Pas katër javëve në elitën e Spanjës, Barcelona mban vendin e tretë me dhjetë pikë, dy më pak se Real Madridi kryesues.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja