Barcelona vuan, por merr atë që i duhet kundër Celta Vigo-s! Roma 'likuidon' Lecce-n, frikëson Dybala! Mourinho: Humbi Botërorin

Një gol i Pedrit në minutën e 17 i ka mjaftuar Barcelonës për të marrë 3 pikët dhe për të ruajtur vendin e parë në kampionat edhe pas javës së 8 të La Liga-s. Në ‘Camp Nou’ katalanasit e nisën mjaft mirë, por pas golit të realizuar hasën shumë vështirësi dhe rrezikuan në disa raste të mos e fitonin ndeshjen. Madje vetëm fati e ndali Celta Vigo-n që të mos merrte pikë në këtë sfidë. Gjithsesi në fund për Barcelonën vlen fitorja, pasi të mërkurën e pret një supersfidë tejet delikate kundër Interit.

Ndërkohë në Seria A Roma ka marrë fitoren e dytë rradhazi, pasi ‘likuidoi’ Lecce-n me rezultatin 2-1. Smolling realizoi i pari, ndërsa Strefezza barazoi përkohësisht për miqtë. Autorsinë e golit tre pikësh do ta merrte Dybala, por pikërisht në këtë moment argjentinasi pësoi një dëmtim që frikëson shumë. Mourinho pas ndeshjes deklaroi se Dybala nuk kthehet para 2023 dhe ka rrezik që mëngjarashi të ketë humbur Botërorin. Sakaq më herët në Seria A Napoli fitoi 1-4 kundër Cremonese-s, duke siguruar për të paktën edhe 1 javë vendin e parë në kampionat. Të besuarit e Spaletti-t janë në kuotën e 23 pikëve, 2 më shumë se Atalanta.

Në Premier League Arsenal ka treguar karakter në superpërballjen me Liverpool, që ‘topçinjtë’ e fituan 3-2. Në Emirates vendasit kaluan dy herë në avantazh me Martinelli-n dhe Saka-n, por në të dy rastet të besuarit e Kloop iu përgjigjën me Nunez dhe Firminho. Në fund vendimtar do rezultonte goli i Saka-s me penallti, që riktheu Arsenal në krye të renditjes me 24 pikë, 1 më shumë se Manchester City.

Sakaq Manchester United u rikthye te fitoret pas humbjes poshtëruese në derbi. ‘Djajtë’ fituan 1-2 në fushën e Everton, ndërsa njërin nga golat e realizoi Cristiano Ronaldo. Portugezi në këtë mënyrë arriti kuotën e 700 golave me klubet në karrierë, diçka unike në futbollin modern.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Basha në Report Tv: Vula ka qenë dhe mbetet te PD, për ne çështje inekzistente! Mos shkojmë pas një telenovele që eklipson aksionin opozitar

Basha në Report Tv: Vula ka qenë dhe mbetet te PD, për ne çështje inekzistente! Mos shkojmë pas një telenovele që eklipson aksionin opozitar