Barcelona vijon të surprizojë në merkato pasi sot ka zyrtarizuar marrëveshjen me Ajax për mbrojtësin Frenkie de Jong. Klubi katalanas i ka dhënë fund tratativave të gjata duke zgjedhur të paguajë kesh 75 mln euro, ndërsa 11 mln të tjera do të jenë në formë bonusesh.
Për de Jong ishin të interesuara një sërë skuadrash, por 21-vjeçari holandez duke vijuar nga e enjtja do të stërvitet me Messi-n dhe shokë në qendrën stërvitore të Barcelonës. Jo më larg se të mërkurën, Barcelona nënshkroi me Boateng, ndërsa më herët në merkaton e janarit pjesë e katalanasve është bërë edhe Jeison Mourillo.
Ndërkohë në Francë Mario Balotelli është bërë me ekip të ri pas ndërprerjes së kontratës me Nice. 28-vjeçari italian i është bashkuar Marseille-s, ku ka firmosur një kontratë për 6 muaj e ardhshëm. Në rast se impresionon, atëherë të dy palët në verë do të ulen për të biseduar një kontratë më afatgjatë.
Nga momenti në moment pritet edhe zyrtarizimi I Higuain te Chelsea. “El pipita” ka lënë sot Milanon dhe ka flutuaruar në Londër ku ka kaluar me sukses vizitat mjekësore. Një lëvizje me efekt domino, pasi sot në Milano ka zbarkuar Piatek për të firmosur me “djallin” e Gatusso-s. Sulmuesi 23-vjeçar do t’i bashkohet Milanit nga Genoa për shifrën e 35 mln eurove, ndërsa vetë ai në “san Siro” do të përfitojë një pagë 2 mln euro në sezon.