Rama zbarkon në kryeqendrën e Veriut mes gazit lotsjellës: Voltana Ademi kryebashkiakja më e paaftë! Shkodra sfida ime personale /VIDEO

SHKODER - Një miting i pazakontë, me përplasje, tensione dhe gaz lotsjellës. Kryeministri Edi Rama mbërriti në kryeqendrën e Veriut, mes protestave të organizuara nga kryebashkiakja Voltana Ademi, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, kryedemokrati i Shkodrës, ish-deputetë dhe zyrtarë të tjerë të djathtë. Militantët e PD-së i nisën incidentet me policinë duke e sulmuar me gurë dhe shishe ndërsa kryeministri Edi Rama ishte ende në takim elektoral në Bashkinë e Vaut të Dejës ku prezantoi kandidatin Mark Babani. Përplasjet u shtuan kur turma tentoi të çante kordonin e sigurisë, ndërsa efektivët u kundërpërgjigjën disa herë me gaz lotsjellës.

Përballë gjithë kësaj situate, ndërsa kryeministri kthehej nga Vau i Dejës, takimi në Shkodër u shty me 45 minuta. Kreu i qeverisë mbërriti në Shkodër mes tymit e gazit lotjsllës, ku nuk la pa përmendur atë se cfarë po ndodhte në antimitingun në krahun tjetër të pedonales "Kolë Idromeno". E quajti Voltana Ademin kryebashkiaken më të paaftë të ulur ndonjëherë në karrigen e një drejtuesi vendor në të gjithë Shqipërinë. Tha se me kandidatin socialist Valdrin Pjetrin Shkodra do të transformohet e për këtë dha shembullin e ndryshimit thuajse rrënjësor që ka pësuar qyteti bregdetar i Vlorës. Shkodra do të jetë sfida e tij personale për 4 vitet e ardhshme siç kryeministri u shpreh.

VIDEO e plotë çfarë ndodhi në Shkodër

Më herët disa militantë tentuan t'i bllokojnë rrugën duke dalë në kryqëzimin e Dajçit. Por kreu i qeverisë zgjodhi një tjetër rrugë duke nisur pa incidente takimin e parë elektoral në Vaun e Dejës.

Shkodra ishte thuajse e blinduar nga prezanca e forcave të policisë, kjo pasi kryebashkiakja Ademi refuzoi të jepte leje për takimin elektoral të Ramës me argument dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve.

Shkodra ju rikthye normalitetit në pak minuta, ndërsa simpatizantët e të dyja forcave politike u takuan mes tyre, sapo e gjithë situata e krijuar politike përfundoi.

Fillimi i përplasjes militant PD me forcat e policisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:51
Rama ikën! Protestuesit s'i binden Ademit dhe Nokës, sulmojnë me gurë policinë

Ndonëse kryeministri Edi Rama e mbylli takimin e tij elektoral në Shkodër, përplasjet mes qytetarëve dhe policisë kanë vijuar. Protestuesit kanë qëlluar me gurë uniformat blu, duke mos iu bindur thirrjeve të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe ish-deputetit të PD-së, Flamur Nokës.

Ora 20:46
Rama mbyll takimin/ PD vijon protestën: Ka bërë vetëm një burg në Malësinë e Madhe

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka mbyllur takimin elektoral në Shkodër ku prezantoi Valdin Pjetrin i cili kandidon i vetëm për Bashkinë e Shkodrës, militantët e PD vijojnë protestën në anën tjetër të pedonales. Ata akuzojnë kryeministrin Edi Rama se nuk ka bërë asgjë për këtë qytet

"Ka bërë vetëm një burg në Malësinë e Madhe. Ne jemi protestues, kemi ardhur për të treguar se nuk ka vend këtu me mashtrimet e tij", tha një qytetar.

Edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka deklaruar se nuk mund ta lejojë këtë situatë.

"Shkodra është vendi i lirisë, që ka dhënë jetën për këtë vend.  Ka gjithmonë një moment kthese dhe një moment reflektimi. Kjo luftë prodhon vëllavrasje dhe përçarje. Ju nuk mund të jeni ata. Kemi nevojë të na ndihmoni ju. Në prokurori ka njerëz të ndershëm, ka policë të ndershmë në këtë vend", tha Ademi.

Ora 20:43
Shkodra miting dhe anti miting (FOTO)
Ora 20:33
Rama respekton në heshtje thirrjen e ezanit: Po qeshja se m'u kujtua Luli që kërkoi një minutë heshtje

Kryeministri Edi Rama ka respektuar në heshtje momentin e thirrjes së ezanit, duke ndërprerë krejt papritur fjalimin e tij dhe duke zënë vend pranë mbështetësve të tij.Direkt pas nisjes së fjalimit Rama thumboi liderin demokrat " Po qeshja me Valdrinin se m'u kujtua ajo e Lulit që tha një minutë heshtje se po këndon Hoxha", tha Rama. Kujtojmë se lideri demokrat në protestën e fundi kërkoi një minutë heshtje në momentin e thirrjes së ezanit.

Ora 20:25
Rama në pedonale në krah të Tom Doshit (FOTO)

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Shkodër, për këtë arsye takimi i tij elektoral u shty me 45 minuta. Kreu i qeverisë mbërriti në anën tjetër të pedonales, teksa pranë tij u pa ish-deputeti i PSD-së, Tom Doshi.

Ora 20:21
Momenti kur kryeministri Rama mbërrin në Shkodër (VIDEO)

Teksa në anën tjetër të pedonales protestohej nga militantë të udhëhequr nga kryebashkiakja në ikje Voltana Ademi dhe ish-deputeti Flamur Noka, në pedonalen "Kolë Idromeno" ka mbërritur kryeministri Edi Rama i pritur nga kandidati për kryetar të bashkisë Valdrin Pjetri, Senida Mesi ish-zv/kryeministre dhe mbështetës. Ai ka shkuar drejt podiumit ku mbajti fjalim në takimin elektoral pa asnjë incident. 

Ora 20:18
Rama: Përgjimet ishin skemë e Ilirit, Berishës, Lulit dhe fallxhores por shqiptarët nuk janë dele

Kreu i qeverië Edi Rama deklaroi nga Shkodra se vendi ka rënë pre e planit të katërshes (Metës, Berishës, Bashës dhe Kryemadhit). Ai tha se përgjimet ishin skenar për të penguar hapjen e negociatave.

"Plani i tyre nuk ka lidhje me Shkodrën dhe as me të ardhmen. Plani i tyre është plani i 4 njerëzve, Ilirit, Berishës, Lulit dhe fallxhores të cilët janë në një hall të madh me drejtësinë që po vjen. nëse ne do të ishim, ose nëse unë do të isha njeriu që i do të gjitha pushtetet, dy vite më parë e kisha mundësinë të hyja në zgjedhje pa ata. ikën nga parlamenti sepse nuk donin të votonin vettingun. E mbani mend se sa shumë i jam lut Bashës për t'u marrë vesh edhe kur SHBA dhe BE u dorëzuan.

Nuk u nisa nga interesi i ngushtë dhe duke parë një hap më tutje por të paktën tre hapa më tutje dhe mendova se ishte koha për të sprovuar historinë e dhimbshme, duke i ofruar PD dhe kryetarit të saj gjithçka që ai kërkoi, gjysmën e qeverisë dhe jo atë me më pak peshë, por me më shumë peshë. Nuk ka më të shash Shqipërinë në gjuhë të huaj. Mbaruan zgjedhjet asnjë fjalë. U kthye nga pushimet, filloi avazi. Avazi është më keq se dy vite më parë. Përsëri lepuri fle në barkun e frikës nga drejtësia. Ata kanë qenë kundër dhe kanë bërë çmos për të vonuar derisa erdhi dita për votimin surreal në sallën e Kuvendit. E dhanë votën me zor sikur po pushkatoheshin. Problemi është shumë më i madhe dhe plani është i qartë. në botë popull më politikan që nuk ia hedh kush janë shqiptarët. Nuk është rastësi që përgjimet e bëra në 2016 nuk u hetuan por u mbyllën në valixhe dhe i shkuan partisë e cila  i ruajti për ditë të zeza. Ato nuk dolën këtu por në qendër të Europës, aty ku merret vendimi për hapjen e negociatave për të ushqyer edhe më shumë helm ndaj Shqipërisë. Nuk është rastësi që dalin këto përpara protestës së radhës. A thua se shqiptarët janë dele që e hanë barin për përgjimet e piblikuara në Gjermani", tha Rama.

Ora 20:09
Rama: Klement Zguri monument kulture që mbrohet nga Fatmir Mediu

Kryeministri Edi Rama kujtoi në Shkodër marrëveshjen e vitit 2017 me Lulzim Bashën kur u fut në zgjedhjet parlamentare pas protestës disa mujore në çadër. Rama përmendi se nga marrëveshja i dha poste të rëndësishme, siç ishte drejtoria e Burgjeve edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i propozuar nga Partia Republikane, aleati i Bashës Fatmir Mediu. Bëhet fjalë për Klement Zgurin i cili vijon ende të jetë në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

"I dhashë gjithçka. Burgjet, se i duan ato. i kanë nxjerrë të dënuarit edhe me leje lindje për ti bërë terror njerëzve. Kryetarin e KQZ shikojeni, është një monument kulture që mbrohet nga Fatmir Mediu", tha Rama.

Ora 20:02
Rama: Voltana Ademi kryebashkiakja më e paaftë! Shkodra, sfida ime personale për 4 vitet e ardhshme

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra ku prezantoi Valdrin Pjetrin për kryetar të bashkisë së kryeqendrës së veriut, tha se ky qytet do të jetë sfida e tij personale për 4 vitet e ardhshme. E quajti Voltana Ademin, kryebashkiaken më të paaftë të ulur ndonjëherë në këtë post. Rama dha shembullin e qytetit të Vlorës për të shprehur transformimin që do të pësojë edhe Shkodra nën drejtimin e socialistëve.

"Ju them, jo vetëm socialistëve por edhe demokratëve, të gjtihë atyre që jetojnë në Shkodër. 4 vjet më parë ju thash vlonjatëve se ishte koha për të hapur një kapitull transformimi dhe kushdo e sheh Vlorën sot krahasur me 4 vjet më parë, e ka të vështirë ta njohë. Ndërsa sot ju them gjithë shkodranëve që Shkodra e 4 viteve të ardhshme është sfida ime personale për të bërë së bashku me Valdrinin më shumë në thuajse në 30 vite të marra së bashku nën drejtimin e atyre që sot kanë dalë në rrugë të madhe dhe nuk dinë më se cfarë kërkojnë tjetër përvec kërcënimeve, shantazheve, molotovëve dhe kaosit. Më vjen shumë keq sinqerisht që nuk na u dha mundësia që drejtuesit, në këtë rast është drejtuese, më të paaftë që është ulur ndonjëherë në karrigen e një kryetari bashkie të majtë apo të djathtë në të gjitha vitet e shtetit shqiptar që nga koha koha kur për erë të parë është hapur dera e një bashkie, t'i jepnim mësim të merituar me votë në një garë alternativash, kandidaturash dhe ballafaqimi demokrat. Kjo nuk është në dorën tonë, këtë nuk e zgjodhëm ne. Ky nuk ishte as plani as qëllimi ynë", tha Rama.

Ora 20:00
Valdrin Pjetri flet nga Shkodra: Do kisha dashur të kisha një kandidat përballë

Kandidati për Bashkinë e Shkodrës Valdrin Pjetri deklaroi se do kishte dashur që në krahun tjetër të kishte një kundërshtar.

"Mirë se erdhe në Shkodër kryeministër. Edhe 10 ditë e ndajnë Shkodrën nga momenti historik. Unë do kisha dash të kishë dikë përballë që më në fund në Shkodër të luftonte projekti me projektin. Unë bashkë me stafin tim kemi shkuar deri më derë dhe kemi dëgjuar të gjitha problemet tuaja. Ky është një moment të merremi me gjërat që na bashkojnë. Unë kërkoj nga secili prej jush mbështetjen tuaj", u shpreh Valdin Pjetri.

Ora 19:46
Dy anët e pedonales së Shkodrës/ Protestë dhe fushatë

Në njërën anë të pedonales kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka dhe militantë të PD-së protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjes së fushatës në kryeqendrën e veriut, ndërsa në anën tjetër të pedonales "Kolë Idromeno" mbahet takimi elektoral i kryeministrit për prezantimin e kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Valdrin Pjetri. Në njërën anë kryeministri Edi Rama, në tjetrën kryebashkiakja Ademi që mban fjalime kundër qeverisë.

Ora 19:39
Voltana Ademi: Më 1 korrik ose do jemi të gjithë në burg ose do marrim arratinë! Ky qytet nuk mund të përdhunohet

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka folur nga protesta e cila po i bën pritë kreut të qeverisë Edi Rama. Ajo deklaroi se në datën 1 korrik ose do jemi të gjithë në burg ose do ikim jashtë vendit.

"Ne kemj dalë pr të protestuar, për të mashuar. Askush nuk mund t'i ndalojë qytetarët. Nuk mund të lejojmë bandat. Kërkojmë nga Niko Brahimaj të mos provokojë. Në datën 1 korrik ose do jemi të gjithë në burg politik ose do marrim arratinë. Është emergjencë kombëtare. Kemi ardhur me duar të hapura. Ne kemi dalë për të thënë të vërtetën përmes zërit tanë. Ne jemi në emergjencë kombëtare. Edhe Enver Hoxhës ia ka kaluar kjo qeveri. Rama nuk mund të qëndrojë. Ju nuk mund t'i përdhunoni njerëzit e këtij qyteti. Na hodhën helm vetëm se kërkuam largimin e Ramës. Jemi kthyer me shpresën për të bërë Shqipërinë. Ose do jemi të gjithë në burg ose jashtë Shqipërie. Jemi këtu vetëm për të thënë të vërtetën", tha Ademi.

Ora 19:30
Ademi e vetme përballë kordonit të policisë: Rama ik

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka dalë e vetme përpara kordonit të policisë duke thirrur "Rama Ik". Me duart lart, Ademi u  ka bërë thirrje uniformave blu që të mos gjuajnë me gaz lotsjellës. Më pas pranë saj janë bashkuar edhe protestues të tjerë, e ndërsa Report Tv mëson se në protestë është edhe bashkëshorti i kryebashkiakes.

Ora 19:23
Autoambulanca shkon të marrë personat e lënduar, militantët e PD e sulmojnë

Pranë pedonales ka mbërritur edhe një autoambulancë për të marrë personat e lënduar. Disa militantë të PD kanë dyshuar se ajo është e kamufluar për t'u futur në mes të turmës dhe e kanë sulmuar atë. Pas sulmeve ndaj autoambulancës, policia ka shpërndarë turmën me gaz lotsjellës.

Ora 19:19
Momenti kur militantët sulmojnë me sende të forta policinë, Voltana Ademi mes gazit lotsjellës (VIDEO)

Militantët e PD-së kanë hedhur sende të forta ndaj policisë, gurë dhe shishe, ndërsa kanë hedhur edhe tymuese. Në këtë moment policia ka hedhur gaz lotsjellës, teksa shihet se në mesin e turmës është edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, që shihet teksa mundohet të largohet duke vendosur një shami për të shmangur efektet e gazit loltsjellës.

Ora 19:13
Tensionet në Shkodër, Rama shtyn takimin elektoral me 45 minuta

1561048133_ediramanevaunedejes.jpg

Kryeministri Edi Rama ka shtyrë nga ora 19:00 për në 19:45 takimin elektoral për prezantimin e kandidatit të PS-së për bashkinë Shkodër, Valdrin Pjetri. Më herët teksa Rama mbante takim elektoral në Bashkinë e Vaut të Dejës, militantët e mbledhur në pedonalen e qytetit u përplasën me forcat e policisë në tentativë për të kaluar kordonin e vënë për të garantuar sigurinë brenda perimetrit për organizimin e mitingut në pedonalen "Kolë Idromeno"

Ora 19:11
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave humb ndjenjat

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave është ndjerë keq pas hedhjes së gazit lotsjellës gjatë përplasjes së militantëve të PD-së me forcat speciale në pedonalen ku organizohet takimi elektoral i kryeministrit Rama për prezantimin e kandidatit për kryebashkiak, Valdrin Pjetri. Në ndihmë i kanë ardhur qytetarë të tjerë të mbledhur në tubim. Ndërkohë, kanë humbur ndjenjat edhe dy gra të tjera, të cilët pas ndihmës së parë të dhënë nga qytetarët, janë ndjerë më mirë.

1561050710_kreuisindikataveshkoder.jpg

Ora 19:06
Tensionet në pedonale/ Ademi për Report Tv: Rama të mos guxojë të vijë në Shkodër

Pak pas tensioneve që u regjistruan në pedonalen e Shkodrës, kryebashkiakia Voltana Ademi ka deklaruar se askush nuk ka të drejtën që t'i ndalojnë të protestojë. Ajo u ka bërë thirrje policisë që të mos provokojë qytetarët, duke thënë se është e drejta e tyre që të protestojnë.

"Policia të mos  gjuaj me gaz lotsjellës dhe të provokojë, nuk është e drejtë. Kemi të drejtë që të themi jo "Rama ik", por Rama zhdukur. Policia nuk duhet të gjuaj me asgjë, gojën nuk mund të na e mbyllin me gazlotsjellës. Jemi në të drejtën tonë, që banda kriminale, të mos guxojë të shkelë në Shkodër.Nuk ka asnjë arsye që policia të gjuajë mbi njerëzit", tha Ademi për Report Tv.

Ora 18:58
Shpërthejnë përplasjet në Shkodër, policia hedh gaz lotsjellës

Militantë të PD-së të mbledhur në pedonale për të penguar takimin elektoral të kryeministrit Edi Rama janë përplasur me forcat e policisë pasi kanë tentuar të çajnë kordonin me efektivë të vendosur në pedonalen "Kolë Idromeno" ku është bërë gjithçka gati për takimin që Rama do të mbaje pas përfundimit të mitingut në Bashkinë e Vaut të Dejës. Nisi më herët me një marshim drejt pedonales, por sapo kanë mbërritur në pedonale, simpatizantët tentuan të çajnë kordonin e policisë, duke bërë që forcat speciale në terren të hedhin gaz lotsjellës.

Ora 18:53
Flamur Noka nga Shkodra: Nuk ka banditë të arrestojë shkodranët. Më 30 qershor nuk ka zgjedhje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka nga qyteti i Shkodrës tha se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Ai ishte në ballë të tubimi kundër mitingut elektoral të kryeministrit Edi Rama në kryeqendrën e veriut.

"Nuk ka banditë me uniformë që mund të guxojnë të urdhërojnë policinë të arrestojnë qytetarët e lirë që protestojnë. Nuk mund të ketë burg për ata qytetarë që ëndrrën e tyre e kanë për liri. Edi Rama po vazhdon çdo ditë duke ezauruar grushtin e shtetit. Do ta ndalojmë. Më datë 30 nuk ka zgjedhje, as votime. Shkodra po flet vet", u shpreh Noka.

Ora 18:52
Rama apel militantëve të PD: Nuk do punoni më as në shtet, do ju kapë dekriminalizimi

1561048133_ediramanevaunedejes.jpg

Kreu i qeverisë i bëri apel dhunuesve të përfshirë në incidentet i shënuara përgjatë ditëve të fundit në disa KZAZ në vend se përveç të tjerash ata nuk do mund të punojnë më as në shtet pasi i kap ligji i dekriminalizimit

"Nuk do mund të punojnë dot më në shtet, pasi i kap dekriminalizimi. Edhe ata që i nxisin dhe i hedhin nëpër qelia duhet ta kuptojnë se koha kur futeshe nëpër komisariate dhe i kapje policët prej fyti ka vdekur", tha Rama.

Ora 18:51
Rama: Meta nuk ka thënë asnjë gjys fjale për dhunën në KZAZ! Nuk ka asnjë shans të kthehet '97-ta

1561048295_erama1.jpg

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë akuzat për kreun e shtetit duke thënë se ai është përgjegjës për situatën e krijuar me dekretin për anulimin e zgjedhjeve. Rama tha se ai përveç të tjerash nuk ka thënë asnjë fjalë për dhunën e shkaktuar përgjatë këtyre ditëve. Kreu i qeverisë deklaroi se nuk ka asnjë shans të rinisë 97 dhe ata që e përhapin një ide të tillë duan të mbjellin frikën.

"Meta ka humbur të drejtën të rrijë në atë zyrë dhe për këtë kemi nis edhe porcesdurën e shkarkimit. Nuk ka asnjë gjys fjale për dhunën. Është hera e parë që SHBA i drejtohet me emër përgjegjësve të dhunës Bashës dhe Kryemadhit. Ideja që këtu do bëhet 97 është vetëm për të mbjellë frikë. Gjaku i kujt është përvëluar, djersa e kujt është shkelur me këmbë si në 97. Nuk ka asnjë shans dhe pa diskutim se për të prishur është shumë më e lehtë se për të ndërtuar. Është një betejë e shtetit me antishtetin dhe nuk ka shans që ky i fundit të fitojë", tha Rama.

Ora 18:34
Rama për ndalimin e Bardh Spahisë: Pazaret i di 'katërshja', të tjerët nisen për në emision dhe përfundojnë në komisariat

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se kriza e sotme krijohet për interes të Metës, Bashës, Berishës dhe Kryemadhit, ndërkohë që pjesa tjetër e pësojnë për llogari të tyre, duke sjellë në vëmendje edhe ndalimin e ish-deputetit të PD Bardh Spahia, mbrëmjen e djeshme

"Sali Berisha, Ilir Meta, Basha dhe fallxhorja kanë marrë përsipër të ringjallin Haxhi Qamilin e vitit të mbrapshtë. Këtu ka njerëz në moshën e mjaftueshme për të kujtuar se çfarë ndodhte në 1991 kur lindi PD, enveristët që nuk shikonin që bota ishte përmbysur bënin grupe. Këta tjerët ju dilnin rrugëve përpara dhe bënin antimitingje. Aq sa arritën ata ta pengonin PD atëhere aq do arrijnë këta sot të pengojnë PS. Ata tjerët janë si puna atij që u nis për në emision dhe përfundoi në komisariat, nuk kuptojnë fare se çfarë ndodh në këtë vend. Këtë të katërt luajtën mendsh edhe ndërkombëtarët. Nuk duan atë drejtësi që do pastrojë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni", tha Rama.

Ora 18:30
Rama në Vaun e Dejën: Talebanët e PD-së duan të mbjellin frikë dhe të instalojnë ligjin e xhunglës

Këtë pasdite kreu i qeverisë Edi Rama mbajti një takim elektoral në Bashkinë e Vaut të Dejës, ku prezantoi kandidatin Mark Babani, i cili nuk ka kundërshtarë përballë. Rama tha se kjo ndodh pasi udhëheqja e PD-së u ka hequr mundësinë qytetarëve për garë, dhe se partia ka kapitulluar para se të fillojë beteja zgjedhore. Kjo për Ramën është provë se PD ka prnauar që nuk i fiton dot zgjedhjet në garë me Partinë Socialiste. Rama përmendi edhe sulmet ndaj KZAZ-ve, ku tha se kjo gjë ndodh në Shqipëri me PD-në dhe në Afganistan me talebanët. Këto sulme sipas kreut të qeverisë janë për të mbjellë frikë. "Duan të imponojnë ligjin e xhunglës", theksoi ai.

"Mbështetja juaj në 30 qershor do jetë bindëse jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë. Si një fushatë për zgjedhjet vendore do ishte shumë  e thjeshtë, më e lehta që kamë bërë ndonjëherë për arsye për çdo stacion fushate në bashkitë ku i kemi drejtuar ne, puna flet më shumë se 1000 fjalë.  Edhe kjo pedonale është fryt i mbështetjes së kryetarit të bashkisë. Do më kishte pëlqyer shumë që këto zgjedhje të ishin me kundërshtarët politikë përballë. Marku nuk e ka përballë kryetarin aktual të bashkisë në këtë fushatë. Shumë demokratë që mund të ndërrojnë edhe fe por jo partinë, nuk kanë zgjedhje. Jo sepse ne ia kemi hequr këtë mundësi por sepse udhëheqja e PD ia ka hequr këtë mundësi. Ka pranuar se nuk fiton dot zgjedhje me ne dhe është larguar jo më për të ardhur tek ju, pr të shkuar tek njerëzit, për të nxjerrë kandidaturat, idetë por për të dalë rrugëve për të pengua njerëzit të zgjedhin. Kjo gjë ndodh në dy vende të Globit, në Shqipëri me PD dhe në Afganistan me Talebanët. Ata kërcënojnë popullin të mos shkojë në zgjedhje, dhe duan të imponojnë ligjin e xhunglës dhe kjo ndodh njëhkohësisht si me talebanët në Shqipëri, ndërkohë që vendi pret që liderët e 28 vendeve të BE të thonë fillojmë bisedimet për anëtarësimin në këtë familje të madhe", tha Rama.

Ora 18:16
E prisnin për t'i bllokuar rrugën në Lezhë/ Rama 'përshëndet' militantët e PD nga Vau i Dejës

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimet elektrorale në Vaun e Dejës. Ndërkohë, militantët e PD të cilët kishin bllokuar kryqëzimin e Dajçit janë shpërndarë me të marrë vesh lajmin se kreu i qeverisë nuk do të kalojë në atë aks rrugor.

Ora 17:43
Ademi para nisjes së mittingut të Ramës: Takimi i paligjshëm, kam njoftuar Policinë e Shtetit

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka thënë pak para nisjes së takimit elektoral të kreut të qeverisë Edi Rama dhe marshimit të njoftuar nga PD në pedonalen e Shkodrës se takimi i sotëm është i PS është i paligjshëm. Ademi deklaroi se takimi elektoral është një farsë pas për sa kohë nuk kemi një datë zgjedhjesh nuk mund të kemi as fushatë.

"Unë banoj pak metra më tutje dhe jemi në qendër të qytetit. Më regjistruan tek kalojë. Jemi në qytetin tonë dhe pavarësisht situatës së krijuar jemi të lirë në vendin tonë. Takimi i sotëm i PS është i paligjshëm, kam njoftuar policinë e shtetit. Është një farsë në kuadër të dekretit të presidentit, pasi për sa kohë nuk ka një ditë zgjedhjesh nuk mund të ketë takime elektorale. Qytetarët kanë të drejtë të kalojnë të lirë. Të gjitha rrugët janë të mundshme dhe të lira. Cdo insinuatë tjetër është e pavend. Ka aktivitete që organizohen përnatë dhe do ta bëjnë marshimin për t'i thënë stop një klike kriminale në pushtet. Nuk ka ndodhur në asnjë fusharë elektorale. ne jemi qytetarët të këtij qyteti, e duam atë dhe nuk e pranojmë situatën në të cilën ndodhemi sot", tha Ademi.

Ora 16:54
Militantët e PD përplasen me policinë në kryqëzimi i Dajçit, nuk lejojnë kalimin e automjeteve

Të vendosur në superstradën Lezhë-Shkodër, në kryqëzimin e Dajçit, militantët e PD të cilët synojnë bllokimin e kalimit të kreut të qeverisë Edi Rama janë përplasur me forcat e policisë të cilët kanë kaluar lirimin e rrugës.

Ora 16:39
Militantët e PD mblidhen në superstradën Lezhë- Shkodër për të bllokuar kalimin e Ramës

Disa militantë të PD janë mbledhur në superstradën Lezhë-Shkodër për të bllokuar kalimin e kryeministrit Edi Rama i cili në orën 19:00 do të jetën në Shkodër për të vijuar takimin elektoral për të prezantuar Valdrin Pjetrin i cili kandidon për bashkinë e Shkodrës.

Ora 16:25
PD njofton marshim në kohën e takimit elektoral të Ramës/ Garda 'blindon' pedonalen e Shkodrës

Policia e Shkodrës dhe Garda janë vendosur në pedonalen e Shkodrës në zonën ku është njoftuar të mbahet mittingu elektoral i kreut të qeverisë, Edi Rama. Ata kanë vendosur masa të forta sigurie në të gjithë zonën. Në ndërtesat e larta në zonë janë vendosur edhe efektivë me snajperë të cilët do të mbajnë zonën në kontroll në rast përplasjesh.

Në një deklaratë të bërë nga strukturat e PD në këtë qytet ftohen qytetarët të marshojnë në zonën ku do të mbahet  takimi i socialistëve ku pritet të prezantohet edhe kandidati për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri.

"Të nderuar bashkëqytetarë, Shkodra dhe mbarë Shqipëria por përballet me një klikë kriminale. Sot në 18:30 PD Shkodër fton qytetarët në një takim dhe marshim për të ndalur këtë murtajë që po përpiqet përsëri për të vjedhur vullnetin e qytetarëve. Për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë, për të ardhmen demokratike", thuhet në deklaratën e PD Shkodër.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahahaha: 21/06/2019 09:10

    Burrin franin e Ke marr te molotovi Kurse filipin e paske lan me pushu mas me u lodh hahaha Hajde Fran loloja hajde !

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 21/06/2019 08:54

    Po bej nje epilog te protestes se PD mbreme ne Shkoder: PD me xhaketa te vjetra dhe te dala boje. Kjo parti nuk ka çfare te jape dhe te nxjerre individe qe populli ti besoje. Personat prezent dhe qe kryen veprime te dhunshme ishin punonjes se Bashkise Shkoder dhe ujesjelles-kanalizimeve, ish police si puna e I. Bushatit apo biznesmene si puna e Gj. Livadhit qe eshte bere gjysh dhe para 30 vjeteve ka dashur te rrezoje Stalinin!! Me shume kishte gazetare dhe reportere se sa protestues dhe shtypi po fryn se tepermi ate cka po ndodh ne realitet aq sa duket sikur gjithcka eshte nje skenar dhe behet sa per show. PS me xhaketa te vjetra por te kthyera mbrapsht. Ne Shkoder nuk ka PS. PS eshte vetem Rama dhe drejtoret qe emron. Ata qe i japin voten jo se jane me PS por ja japin se nuk jane me PD dhe nuk kane kujt tja japit tjeter! Valdrin Pjetri do te behet kryetar bashkie dhe shkodranet demokrate e te kulturuar do te drejtohen nga nje "katundar" nga Rrenci, keshtu quhet fshati i tij 5 km larg Shkodres, pra nga nje rrencak. Voltana humbi shansin te behej nje nga njerezit me te pasur ne Shkoder. Vendi ku po protestonte dhe nja dy hektare ne te majte jane prone e saj qe sot sherben si parkim 100 leksh ne qender te Shkodres!! NJe shtrirje dore e kahershme ndaj Rames do t`i mundesonte ndertimin aty te ndonje gradaciele.... pse jo edhe nje mandat te dyte!! A. Hasanpapa, polici i deshtuar qe u be kryepolic bashkiak edhe 10 dite do te shkoje te ruaje dhite ne Malesi te Madhe ne vendlindjen e tij. Xh. Amuli, kryetari i PD dhe B. Spahia qe ndodhet i arrestuar deshtuan te krijonin gjakderdhje ashtu sic beri me 2 prill Ali Spahia. Policia bravo!! E fundit: Edi Rama je burre i keq po nuk shkove edhe nje here ne Shkoder tre dite para votimeve!! I mire i keq, aktualisht i ke mundur te gjithe.

    Përgjigju
  • ERP: 21/06/2019 07:31

    Edi Rama vazhdo perpara se Shkodra qytetare eshte me ty. Mos harro to shperblesh keta police te shkrete qe po vuajne pa arsye. Ata plehra harrojne qe edhe policet bir neneash shqiptare jane dhe nuk u kane per borxh te vuajne per t hater te hajduteve

    Përgjigju
  • PERGEZIME POLICISE SONE SHEMBULLORE: 20/06/2019 23:47

    Policia jone po jep prova heroizmi se nuk po bie ne gracken e PD-se dhe po i reziston provokimeve te Berishes dhe lakejve te tij. Policia jone eshte ne sherbim te popullit tone. Duhet t'i shprehim te gjithe solidaritetin tone organeve te rendit publik.

    Përgjigju
  • Mona Cizmja: 20/06/2019 23:39

    Te lumte Voltana.Tashti qe e kryeve detyren e mollotovit shko e futi nji teke me Filipin e shkarko voltazhin dmth adrenalinen.

    Përgjigju
  • SHQIPERIA: 20/06/2019 22:57

    EDI RAMA heroi i koheve moderne. Vazhdo perpara!

    Përgjigju
  • Doli: 20/06/2019 22:25

    Kjo qe nga surrati duket qe eshte debile

    Përgjigju
  • Shqiperia jone: 20/06/2019 21:50

    Rama vazhdo rrugen e nisur. i vetmi burre qe more persiper ti dilje balle shpures zullumqare ... Ke popullin mbrapa vetes...

    Përgjigju
  • asolingo: 20/06/2019 20:32

    Edi ta befte zoti drite qe shkove ne shkoder e mbajte fjalen duke shperfillur kanosjet qe tu bene je kryeminister i gjithe shqiptareve dhe jo i dembeleve.

    Përgjigju
  • Kometa 001: 20/06/2019 20:16

    Ju lutem t'mos shahet Shkodra. Kush ka jetuar atje si jabanxhi, ka provuar buken e amel, shpirtin bujar e zemren e gjere te Shkoderloces. Si kudo edhe ketu ka druje te shtrember.

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 20/06/2019 20:09

    ku do shkosh me 1 korrik?je ne listen e zeze 'qe te ndalon daljen jashte kufirit.shpallesh ne kerkim dhe e padeshirueshme per be dhe shba.

    Përgjigju
  • tani: 20/06/2019 20:06

    Emrgjence kombetare:Voltana do vrasin vehten.Ne ceromonin e varrimit do jene protestuesit me border e polic bashkiake per ruajtjen e rendit e punonjesit e ujsjellesit ne rast emergjencave te ndryshme.Kto porosi I ka lan me shkrim .Popolli nuk e desh prandaj do vrasin vehten

    Përgjigju
  • Loni: 20/06/2019 19:58

    Ketu eshte ai "djepi" I qytetarise

    Përgjigju
  • ligji: 20/06/2019 19:53

    liria e dikujt mbaron aty ku shkelet liria e tjetrit.qytetaret e shkodres e kuptojne dhe do sillen sic e kane tradite.DEMOKRACI dhe liri per te gjithe.voltana e ka bere prone te saj shkodren me duket!!llogari ke sali berisha oj voltan kazani nuk fusni dot vllavrasje ju vemje te pushtetit tash e 30 vjet

    Përgjigju
  • toni: 20/06/2019 19:44

    pa merak voltana me 1 korrik do jesh te semafori

    Përgjigju
  • Emigranti: 20/06/2019 19:44

    As skeni ba haj te kohe te PPSH as sote ne demokraci.

    Përgjigju
  • Anna: 20/06/2019 19:40

    Po e shoh vizualisht kete proteste, dmth pa ze, dhe kjo femer po me duket shume e acaruar per te kerkuar qetesine, thua se i ka ardhur Serbi ne pedonale. Kjo vetem zyrtare e Republikes se Shqiperise nuk duhet te jete, pas 30 qershorit. Turp per Shkodren, e turo per PD ku ka arritur ne fundin e pafundem..

    Përgjigju
  • tani: 20/06/2019 19:39

    ik zhduku Shkodra nuk ka nevoj per ty.

    Përgjigju
  • Entela: 20/06/2019 19:39

    Na keni lodh o copa injorantesh dhe ky debili qe nuk ju fut ne burg po ju le me vazhdu

    Përgjigju
  • Bill: 20/06/2019 19:37

    MUUUUUUUUUUUUUU.....BEEEEEEEEEEEEEE as i gja tjeter nuk po beni pervec prishjen e imazhit te shkret shqiperi.

    Përgjigju
  • Qobani: 20/06/2019 19:32

    Evlad a po bindeni npraktik se çka asht SOJI Shyptart gjithmon jan kan të inatosur mes veti,tani asht koha që sa ma shum të bahemi NJERZOR

    Përgjigju
  • Shkodra: 20/06/2019 18:42

    ORama kur do te terheqim zvarre di thuash qofte beku ai huri qe ke henger dhe te thyen hunde ate here do thuash cfar i bera vetes

    Përgjigju
    • Fieri: 20/06/2019 22:55

      Ik ore.. Zvarre terhiq 4tershen e antikombit.

    • Tarasi: 20/06/2019 19:33

      Do ti rruani trapin

    • Arbëri: 20/06/2019 19:29

      Më bëhet Fatkeqësisht të dyshojë se a është shkodra Shqipëri apo serbi evmsl i zi ... të keni TURP o faqezi ...!!!

    • Toni: 20/06/2019 19:22

      Ju nuk jeni Shkodra,ju jeni SHPELLA!!!

  • tani: 20/06/2019 18:29

    Kan frige se po ngrihet Veruku nga vorri e me qe nuk kan rradhe,sepse rradha asht e gjate nga bexhisteni deri tek dugajt e reja per te mbyt ne lumin Buna duan te mbyten ne lumin drin se bashku me nje pjse "dhicash" lezhjan.

    Përgjigju
  • tini: 20/06/2019 18:11

    E habitshme dhe nje akt as ligjor dhe as llogjik i nje kryetare bashkie.Kush je ti qe i mohon lejen per miting ku merr pjese kryeminiatri? Ku e gjen ate te drejte.? Ke per te ngel ne histori per keto budallalleqe .Ti muk je pronare e Shkodres por administratore shteterore e saj.Zoti te ruajt me keto mend qe ke

    Përgjigju
  • Erik: 20/06/2019 17:59

    Te kishin marre nje lope e ta kishin bere kryetare bashkie do kishte bere me shume pune dhe do kishte me shume mend se kjo. Po i thote burgut vete hapu nga dita ne dite.

    Përgjigju
  • Tani: 20/06/2019 17:57

    Te fala Filipit Voltan

    Përgjigju
  • policia: 20/06/2019 17:55

    rrespekt per policine tone .per gjith bijte e nenave qe rrezikojne jeten e tyre perballe kafsheve parahistorike te pd lsi.u bene dy hajdutat se bashku per ti vene zjarrin shqiperise.por ju ngeci plani .hapuni burgje per muterine se kemi me shumice per fat te keq!!

    Përgjigju
  • toni: 20/06/2019 17:41

    shkodran trima dilni nga vrima,,kushtrim jep saliu,reshtohuni si miu...ne rruge mbajeni vrapin,rames ti ruani trapin

    Përgjigju
    • Mire: 20/06/2019 18:24

      Bravo toni je njesh

  • Fredi: 20/06/2019 17:24

    Nuk ka gjë më të ulët se të jesh militant. Zakonisht militantë janë injorantët. Më mirë të kesh 1001 vese se sa te jesh militant. Nuk ka më bajgëri se kjo gjë!

    Përgjigju
  • Roni: 20/06/2019 17:23

    Kane zbritur kafshet nga mali

    Përgjigju
  • Populli: 20/06/2019 17:20

    Te goditen ashpersisht Plehrat te arrestohet Voltana Ademi

    Përgjigju
  • Debilja: 20/06/2019 17:01

    Po cfare e kujton veten kjo debile,kjo injorante qe do hedhi molotoffff,ik moj pleher se je dhe grua jeni bere gazi i botes kryehajdute e ndyre.

    Përgjigju
    • Mir hajdute: 20/06/2019 17:59

      Po ska as moral as nder as karakter me dal aty se e ka mendjen te dashnort tan diten si vjen zor ! Del edhe jep mend

  • Ami: 20/06/2019 16:29

    E po u be bishti me i rend se sqepari

    Përgjigju
    • Dada: 20/06/2019 17:44

      Lali Eri mos jep leje per protesten neser pd sipas zgjuatsise se voltanes

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së