Kandidati i PD-së për Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, zhvilloi sot një takim me të rinjtë në kryeqendrën e veriut. Ai i ftoi të rinjtë që të votojnë për PD-në në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa tha se ata do të sjellin në vend ndryshimin.

Sipas Spahisë, 25 prilli, dita e zgjedhjeve, nuk është finishi "por starti i një kohe të re, i një modeli të ri të të bërit politikë".

 “Të ftojmë çdo të ri e të re të bashkohet me ne për ndryshimin në 25 prill. 25 Prilli nuk është finishi, por starti i një kohe të re, i një modeli të ri të të bërit politikë, i një modeli të ri qeverisje, ku zëri kryesor do të jetë zëri i të rinjve. PD dhe programi i saj janë e vetmja mundësi që për shkodranët të rikthehet shpresa, për familjet, për rininë, për ekonominë, për rikthimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE. Kjo është sfida jonë e përbashkët, për punësim, ekonomi, integrim”, u shpreh Bardh Spahia.