TIRANË - Të diel në datën 9 shkurt në orën 13:30 Partizani dhe Tirana do luajnë derbin numër 177-të në histori. Tanimë nuk ka më dyshime dhe sfida është vendosur të luhet në "Arenën e Demave".
Stadiumi i Partizanit ka një kapacitet prej afro 5 mijë ulësesh dhe është me bar artificial, ndërsa për herë të parë në histori kjo sfidë luhet në një impiant ku numri i tifozëve nuk do i kalojë 5 mijë.
Në bazë të rregullores, miqtë e Tiranës do kenë vetëm 200 tifozë në stadium. E padëgjuar më parë që ndeshja më e rëndësishme në Shqipëri të zhvillohet në një impiant që ka këtë kapacitet.
Më herët dueli ishte vendosur të luhej në orën 20:00 po të dielën, por në "Arenën Kombëtare". Për shkak se "Arena Kombëtare" nuk duket në gjendje të mirë dhe do mbahet gati për ekipin kombëtar i cili luan në mars (datën 24 kundër Andorrës), dueli është spostuar.
Në këtë takim pritet të ketë forca sigurie të shtuara. Përballja mes Partizanit dhe Tiranës do të jetë e treta për këtë sezon, ndërsa dy të mëparshmet janë mbyllur me barazim pa gola.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 08:56
A është vlerësim për Shqipërinë pjesëmarrja në Bordin e Paqes?
-
Po
75.7%
-
Jo
17.9%
-
Nuk kam mendim
6.4%
Vota total: 1700
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e dhunshme e Berishës, policia shoqëron disa militantë të PD
20 Shkurt, 21:03
-
Plagoset me thikë 27-vjeçari në Kombinat, shpallet në kërkim autori
20 Shkurt, 20:51
-
Militantët e PD hodhën molotovë, Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë! Koçiu: S'është opozitarizëm, por sabotim kombëtar
20 Shkurt, 19:42
-
Revista italiane 'Wom Travel': Shqipëria 2026, destinacioni më i kërkuar i Evropës
20 Shkurt, 17:48
-
Pjesë e dosjes ‘Babale’, Gjykata Kushtetuese nuk merr për shqyrtim kërkesën për pafajësi të Jetmir Olldashit
20 Shkurt, 15:59
-
Të shtëna me armë zjarri te 'Rruga e Kavajës'/ Plagoset 34-vjeçari, në kërkim autori (EMRAT+VIDEO)
20 Shkurt, 15:56
-
Vritet me thikë i riu në Tiranë, e sulmuan 2 vëllezër, dyshohet se u ngacmoi motrën! Shpallen në kërkim të 3 (EMRAT+VIDEO)
20 Shkurt, 15:37
-
Sot 35 vite nga rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës, momenti që shënoi fundin e diktaturës
20 Shkurt, 15:36
-
Pësoi hemorragji cerebrale një muaj më parë/ Drejtori i komanduar i burgut të Durrësit transferohet në Itali për mjekim të specializuar
20 Shkurt, 15:10
-
Molotovët kundër efektivëve, Policia nuk ‘aprovon’ tubimin e Berishës! Koçiu: Përgjegjësit e akteve të dhunshme përballen me drejtësinë
20 Shkurt, 11:28
-
Sot 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha
20 Shkurt, 10:18
-
Disiplina/ Gjoba të majme për Partizanin e Tiranën pas derbit, pezullohen zyrtarët e Vllaznisë dhe AF Elbasanit
20 Shkurt, 09:41