Bardhi bojkoton mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, shkon Tabaku! Deputetja: E pranishme për diskutimet për integrimin

Bardhi bojkoton mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, shkon Tabaku! Deputetja: E pranishme për diskutimet për integrimin

1699870710_tabaku.jpg

Në Kryesinë e Kuvendit po mbahet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Gazment Bardhi ka bojkotuar këtë seancë në vazhdë të aksionit në Kuvend, ndërsa e pranishme është Jorida Tabaku.

Kjo e fundit, në nisje të seancës ka deklaruar se pjesëmarrja e saj është në dakordësi me grupin e PD duke qenë se do të diskutohet edhe për çështjen e integrimit.

“Prezenca ime në Konferencën e Kryetarëve është në dakordësi të plotë me grupin parlamentar të PD dhe opozitën. PD ka qenë dhe do jetë gjithnjë proaktive në çështjen e integrimit Europian. Fatkeqësi që kjo mazhorancë i ka mbetur ende ora tek Reforma në Drejtësi dhe ka dështuar në reformat e tjera.

Shqipërisë i duhen reforma për të vazhduar procesin e integrimit. Shqipërisë i duhet një klimë dialogu mes qeverisë dhe opozitë. Jo hipokrizi! Mazhoranca kërkon dialog për Reformën Zgjedhore ndërkohë që Kryeministri dje ka shpallur monolog për reformën zgjedhore.

Parlamenti duke refuzuar abuzivisht ngritjen e Komisioneve Hetimore ka goditur demokracinë. Ligji ri për Komisionet Hetimore, në interes të hallit të qeverisë. Sa më shumë komisione aq më shumë skandale dhe aq më shumë hetime nga SPAK.

Drejtësia po merret me Korrupsionin, ne na duhet një parlament që të mbajë përgjegjëse qeverinë për angazhimet e saj kundër korrupsionit. Angazhimet për këtë hartë të integrimit nuk duhet të jenë në letra. Janë piketat që duhet të ketë kuvendi për një demokraci parlamentare jo për një parlament noter të dëshirave të qeverisë.

Qeveria po bën monolog, miraton një rregullore pa pyetur opozitën. Një qeveri që ka 50% të koncesioneve në SPAK nuk mund të bëj moral për korrupsionin dhe për SPAK. Një mazhorancë që ka mbrojtur koncesionet në SPAK nuk mund të bëjë moral për korrupsionin dhe kundër opozitës”, ka thënë Tabaku.


Lajmi kryesor:

Sesioni i ri parlamentar, PS miraton e vetme axhendën! Nga opozita vetëm Tabaku! Açka: S’jam njoftuar! Kuvendi për Report Tv: I kemi dërguar email


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje