Berisha në arrest shtëpie, Bardhi takim me deputetët e Rithemelimit: Do të çojmë në ‘Kushtetuese’ ligjin për Portin e Durrësit dhe ligjin për tatimin për profesionet e lira

TIRANË- Grupimi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe atyre të Rithemelimit kanë zhvilluar sot mbledhjen e parë së bashku, në një kohë kur Sali Berisha ndodhet në ‘arrest shtëpie’. Në një dalje për mediat, Bardhi tha se tre ishin pikat kryesore të cilat diskutuan deputetë.

Sipas tij pika e parë ishte kërkesa ndaj presidentit Bajram Begaj që mos të dekretojë ligjin për komisionet hetimore. Sipas Bardhit është një ligj anti-kushtetues. Së dyti, Bardhi paralajmëroi se opozita do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, dy ligje, ligjin për Portin e Durrësit si dhe ligjin për tatimin mbi profesionet e lira.

‘Së treti kemi vendosur ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar dy ligje të miratuara nga mazhoranca që është ligji që i hap rrugë vjedhjes së Portit të Durrësit, mijëra hektarë tokë publike i jepen një investitori. Ligji i dytë që do ti dërgohet Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me ligjin që rrit tatimin mbi fitimin për profesionet e lira. Rreth 260 mijë qytetarë që preken nga rritja abuzive, ti bashkohen opozitës në këtë iniciativë.’- tha Bardhi.

Duke u ndalur tek diskutimi për Reformën Zgjedhore, Balla tha se ka dalë qartë që Edi Rama do të mbaj të bllokuar në mënyrë që ta trajtojë si mall që shitet në treg. Sipas Bardhit, dje, (Lulzim Basha) konfirmoi se është bërë pjesë e lojës së Edi Ramës, e s epo kërkohet që të digjet komisioni për Reformën Zgjedhore.

‘Doli qartë se pse kërkon të mbaj bllokuar punën e komisionit për Reformën Zgjedhore. Qëllim i Edi Ramës është që ta trajtojë Reformën Zgjedhore si mall që shitet në treg. Unë dua të shpreh keqardhjen që një pjesë shumë e vogël që konfirmuan dje që janë në këtë tentativë. Edhe asokohe në 2020 deputetë që nuk përfaqësonin opozitën reale, shkuan dhe bashkuan votat me Edi Ramën për të hequr koalicionet me opozitës. Reforma zgjedhore është caktim i rregullave të lojës mes palëve politike. OSBE- ka folur për një legjislacion të qëndrueshëm zgjedhor. Prioritet për çdo opozitar duhet të ishte rikthimi i ligjit zgjedhor aty ku ishte para se të ndryshohej në mënyrë të njëanshme. Çdo gjë tjetër është lojë e Edi Ramës. Po kërkohet të digjet komisioni për reformën zgjedhore. Edi Rama ka treguar se është i zoti për të bërë Pazar.’- tha Balla.

Gazment Bardhi iu përgjigj edhe akuzave të Lulzim Bashës, i cili një ditë më parë tha në konferencën për shtyp se protagonizmi i Bardhit lidhet me interesin e tij personal. Bardhi tha se ka zgjedhur të ndezë tymuese në Kuvend më mirë se të rrijë në shtëpi siç bën ai dhe merr rrogën duke u përballur me Ramën nga divani.

Më tej deputeti shtoi se do të vijojnë kaosin në Kuvend, ndonëse Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:09
Bardhi i përgjigjet akuzave të Bashës: Më mirë ndez tymuese në Kuvend se rri në shtëpi si ti! Merr edhe rrogën duke ‘luftuar’ Ramën nga divani

 

Gazment Bardhi i është përgjugjur akuzave të Lulzim Bashës, i cili një ditë më parë tha në konferencën për shtyp se protagonizmi i Bardhit lidhet me interesin e tij personal.

Bardhi i tha Bashës se ka zgjedhur të ndezë tymuese në Kuvend më mirë se të rrijë në shtëpi siç bën ai dhe merr rrogën duke u përballur me Ramën nga Divani.

“Unë nuk kam ndezur tymuese, besoj më mirë ndez tymuese enë kuvend se sa të rri në shtëpi. Qytetarët na kanë mandatuar që të shkojmë në seancë se për këtë paguhemi. Basha mendoj se dëm i bën Ramës duke qëndruar më shtëpi dhe duke marrë rrogën. Unë kam zgjedhur formën e përballjes me Ramën. Basha mund të mos jetë dakord me përballjen tonë me Ramën, por duhet të gjejë vetë një formë të përballet.

Sa i takon interesit tim personal, Basha më njeh siç unë atë e njoh më mirë se kushdo tjetër, nuk kam luajtur kurrë për interesin tim, kam mbajtur qëndrime që si kanë pëlqyer Bashës apo dikujt tjetër në momente të caktuara. Qëndrimi im ka një qëllim interesin e demokratëve, opozitës, Shqipërisë. Nëse di ndonjë interes tjetër personal timin është i lutur të dalë ta thotë”, tha Bardhi për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku.

Ora 15:07
Bardhi thirrje Begajt: Mos dekreto ligjin për komisionet hetimore

 

Gazment Bardhi i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që mos të dekretojë ligjin për komisionet hetimore.

‘Ne i jemi drejtuar si grup parlamentar dhe si deputetë të opozitë presidentit, i bëj thirrje të bëhet garant i kushtetutës së RSH-së ky është funksioni i presidentit të Republikës dhe ne duam të besojmë se do të ngrihet në detyrën e Kushtetutës që ka marrë përispër. Ky projektligj ka probleme kushtetuese. Presidenti mos ta dekretojë. E ka për detyrë që ta kthejë. I jam drejtuar institucionalisht presidentit dhe pres që të zbatojë detyrimet e tij kushtetuese.’’-  tha Bardhi

Ora 15:03
Model gjerman për ligjin për komisionet hetimore? Bardhi: Gënjeshtër! Është bërë nga një komuniste si Felaj

 

Gazment Bardhi, pas mbledhjes me grupimin e Rithemelimit u pyet në lidhje për projektligjin për komisionet hetimore. Sipas Bardhit është një gënjeshtër se është model gjerman, pasi sipas tij është një ligj i bërë nga një komuniste si Ermonela Felaj.

‘Gënjeshtër, se projektligjin për komisionet e kanë marrë në modelin gjerman, nuk ka lidhje fare e ka bërë Ermonela Felaj që është një komuniste. Ka një dispozitë të veçantë që është për detyrimin e mazhorancës. S’kanë asnjë të drejtë të ndryshojnë objektin e kërkesës nëse deputetët nuk janë miratimin. Ky është modeli gjerman.  Ne nuk do të bashkohemi me federatën ruse, por me BE-në. Projektligji për komisionet hetimore i mbyll derën ligjit për komisionet. Pasi është bërë një mënyrë të atij që objekti që do të hetohet të ta diktojë Edi Rama.’- tha Bardhi.

Ora 15:01
Reforma Zgjedhore, Bardhi: Deputetët e Bashës të mos e japin votën për t’i dhënë fitoren Ramës në tavolinë

 

Pas mbledhjes me deputetët e Berishës, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat komentoi edhe konferencën e kryedemokratit Lulzim Basha, se PD është gati të nisë procedurat për të mbledhur sa më parë komisionin e Reformës Zgjedhore.

Bardhi tha se ka bindjen se ata deputetë që mbështesin Bashën janë opozitarë dhe se nuk mund të votojnë ligje të Ramës që dëmtojnë opozitën dhe i jep fitoren në tavolinë Ramës.

“Unë kam bindjen e plotë që shumica e kolegëve që janë rreshtuar me Bashën janë opozitarë të mirë. Nuk mund të votojnë ligje të Ramës që dëmtojnë opozitën dhe i jep fitoren në tavolinë Ramës. E kemi provuar njëherë në 2020. Ndaj atij ndryshimi të njëanshëm ndaloi me mjete anti-demokratike rotacionin politik në vitin 2021. Një pjesë e atyre kolegëve do duhet të shërbejnë që Basha dhe ndonjë tjetër të mos shpërbejnë si kërpërata e 2024”, tha Bardhi.

Ora 14:55
Bardhi pas takimit me deputetët e Berishës: Do vijojmë kaosin në Kuvend

 

Gazment Bardhi thotë se do të vijojnë kaosin në Kuvend, ndonëse Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie. Pas mbledhjes me deputetët e Berishës, Bardhi thotë se opozita është në protestë.

“Patjetër që opozita është në protestë dhe do ta vijojë. Kjo do të ndodhë dhe të hënën. Seanca e të hënës është, vjen kryetarja ju përshëndes dhe vit të mbarë. Kaq është thelbi i seancës. Nëse ka çështje të tjera sigurisht që ne do të diskutojmë lidhur me këto”, tha Bardhi.

Bardhi po ashtu shtoi se është diskutuar edhe për bashkimin. 

"Është diskutuar çështja e bashkimit të PD dhe opozitës. Secili koleg ka dhënë mendimin e tij se si është mënyra më e mirë për të forcuar PD do jem para jush", vijoi Bardhi. 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leko: 12/01/2024 16:17

    Cfar thote ky homo..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin