Bardhi e denoncoi në SPAK se po intimidon qytetarët për votën, Balla: Kur të dalë rezultati në Elbasan do kallëzosh gjithë demokratët për 'tradhti'! PD: Kemi prova konkrete 

Bardhi e denoncoi në SPAK se po intimidon qytetarët për votën, Balla: Kur të dalë rezultati në Elbasan do kallëzosh gjithë demokratët për 'tradhti'! PD: Kemi prova konkrete 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi tha një ditë më parë se ka kallëzuar në SPAK, Taulant Ballën me pretendimin se shtabi elektoral i PS në Elbasan ka kërcënuar qytetarët që marrin ndihmë ekonomike, që të votojnë për PS, pasi në të kundërt, sipas Bardhit, do iu heqin ndihmën ekonomike.

Kjo solli reagimin e drejtuesit politik të PS për Elbasanin, Taulant Balla, i cili tha sot gjatë një takimi me përfaqësuesit e biznesit të vogël në Elbasan, se PD duhet të paditet për shpifje. Balla shprehet se nuk do të merret me këtë çështje, ndërsa nuk kurseu as ironitë duke thënë se kur të dalë rezultati i zgjedhjeve në Elbasan, Gazmend Bardhi do padisë dhe do kallëzoj në prokurori për tradhti të lartë udhëheqjen të gjithë PD-në e Elbasanit, duke aluduar humbjen e tyre.

“Elbasani ka një traditë shumë të mirë të bashkëjetesës si ndërfetare dhe ndërpolitike. Unë nuk dua që t’i kthehem me të njëjtën gjuhë se mirë do ishte që unë ta padisja për shpifje në lidhje me atë që ka thënë, por unë nuk po i hy sepse nuk kam kohë për tu marë as me Gazin, as me Lulin, as me Saliun, as me Ilir Metën, me Monikën jo e jo. Por, për Gazin një gjë ua them me siguri të plotë, kur të dalë rezultati i zgjedhjeve në Elbasan, Gazi do padisë dhe do kallëzoj në prokurori për tradhti të lartë dhe për tallje me udhëheqjen të gjithë PD-në e Elbasanit. Behu gati PD-ja e Elbasanit se do ju kallëzojë Gazi për tradhti dhe që talleni me udhëheqjen”, tha Balla nga Elbasani.

Por duket se kjo deklaratë nuk është përtypur nga PD, e cila ka reaguar sërish duke thënë se në SPAK janë  depozituar prova konkrete se si Taulant Balla intimidon qytetarët, ndërsa tha se këto prova do i bëjë publike në vazhdimësi.

 "Taulant Balla është mësuar që të bëjë edhe shkelje më të rënda se kjo për të cilën është kallëzuar në SPAK, dhe t'ia hedhë, sepse ka pasur mbrojtjen e Edi Ramës. PD ka depozituar prova konkrete se si “Shtabi i tij i Peshkut” intimidon personat që marrin ndihmë ekonomike, përmes telefonatave. Taulant Balla nuk del dot në qytet, dhe nuk mund të shfaqet para qytetarëve për shkak të mashtrimeve elektorale dhe abuzimit me pushtetin, ndaj vepron me metoda presioni ndaj qytetarëve në nevojë. Ne do të bëjmë publike evidencat që kemi dorëzuar në prokurori. Do të merremi me faktet. Deklaratat që burojnë nga dëshpërimi i humbjes së sigurt, dhe nga angazhimi që kemi për të hetuar aferat korruptive sapo të vijmë në pushtet, le t’i mbajë për t’u ngushëlluar edhe këto pak ditë që i kanë ngelur. Pas 25 Prillit, Taulant Balla do të jetë një subjekt i drejtësisë, pasi të jetë ndëshkuar me votën masive në gjithë Qarkun e Elbasanit, dhe pasi të mos ketë bablok që e mbron para ligjit", shkruan PD në reagimin e saj.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TORE B.: 27/02/2021 14:11

    A ke bo nonje bythore sot o Gazi?

    Përgjigju
  • Desi: 26/02/2021 23:45

    Ky Balla me kujton ate teatrin e kukullave Majmuni Hirko.

    Përgjigju
  • Tirona: 26/02/2021 23:01

    Filloi ky shkuthi duke na kujtu Babalen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale