'Beccheti', Rama: S’mori asnjë lek, në interpelancë pas hetimit të SPAK! O do gjykohet Olsi o Bardhi! Nëse im vëlla del trafikant s'jam më kryeministër! Deputeti i PD-se: Po bën shantazh

Tirane-  Thirrjes së sotme të kreut të Grupit Parlamentar Demokrat, Gazment Bardhit, që e kërkonte me ngulm në sallën e Kuvendit për të dhënë llogari mbi paratë që shteti shqiptar duhet t’i paguajë Françesko Becchettit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj në distancë.

Përballë tij kreu i qeverisë thotë se do të dalë vetëm pasi SPAK të ketë vendosur nëse akuzat e Gazment Bardhit për vëllain e kryeministrit Olsi Ramën, janë të vërteta ose jo.

Unë do t’i shkoj në çdo interpelancë Gazmend Bardhit, por vetëm pasi të ketë dalë përfundimi i hetimeve të SPAK-ut për trafikantin e drogës, që ai ka zbuluar në familjen time dhe vetëm nëse Olsi Rama nuk del siç pretendon ky zotëria që vetëm zotëri nuk është. Sepse nëse im vëlla del trafikant nuk do të kem si të shkoj, përkundrazi, nuk do të jem më jo vetëm as kryeministër, po as person publik hiçfare. Kam muaj e muaj që pres të vërtetën nga SPAK-u, ku Gazmend Bardhi shkon shpesh për të luftuar korrupsionin e  kriminelët e qeverisë sime dhe nuk do lodhem së prituri, përpara se sa të bëj njërën nga të dyja. O të tërhiqem nga politika përgjithnjë, o të paraqitem në interpelancat e Gazmendit”

Pikëpyetjes nëse shteti shqiptar ka nisur ekzekutimin e pagesës për biznesmenin italian Becchettin, Rama i dha përgjigje shteruese duke thënë se asnjë para nuk është paguar për atë që e quan kriminel të dënuar.

A janë vallë kaq injorantë këta sherrxhinj e gënjeshtarë pa din e as iman, sa të mos e dinë që kur nga ky shtet dalin lekë, për çdo detyrim për diçka apo ndaj dikujt, ka dokumente shtetërorë ku shkruhet shlyerja e detyrimit apo janë vallë kaq të poshtër, sa megjithëse e dinë që në këtë rast nuk ekziston asnjë dokument i tillë, vazhdojnë me avazin e kësaj shpifjeje të vjetër, për të ngritur akuza dhe helmuar popullin për zgjedhjet e reja?! Nuk e di, me shumë gjasë janë të dyja bashkë.

Fakti që s’e luan topi është, se deri në këtë çast që flasim, ai kriminel i dënuar 17 vjet nga gjykata për tërë të zezat, nuk ka marrë akoma asnjë kokërr leku nga shteti shqiptar dhe nuk ka asnjë dokument shtetëror që të provojë të kundërtën!”

Edhe Becchetin e paralajmëroi se betejën me shtetin shqiptar nuk e ka fituar përfundimisht, në kushtet kur Shqipëria është angazhuar për të faktuar me prova se Beketi ka manipuluar Arbitrazhin.

Ai ka hyrë tanimë në ca hesape të reja e të vështira shumë me shtetin shqiptar, që e ka denoncuar në prokuroritë e në gjykatat e disa shteteve, për korruptim flagrant të gjykatës së arbitrazhit, ku korrupsioni dhe manipulimi i procesit kundër Shqipërisë është provuar me letra, me zëra e me figura kriminelësh ndërkombëtarë me këmishë dhe kravatë!

Rama thotë se për shpifjet e tyre, opozita do ta marrë përgjigjen në 2025, kur siç thotë, populli shqiptar, brenda po edhe jashtë kufijve do të vendosë se kush duhet të qeverisë dhe kush duhet të rrijë në opozitë. 

Nga ana e tij deputeti i PD-së, Gazment Bardhi  në një reagim pasditen e sotme tha se kryeministri po i bënte shantazh SPAK.

Mesazhi i plote i kryeministrit Edi Rama

Më thonë që Gazmend Bardhi më paskërka kërkuar sot urgjent në Kuvend për “100 e kusur milionë Eurot”, se sipas tij i paskërka marrë nga shteti shqiptar ai krimineli italian, të cilin partia e B-ve e ka një nga komerdaret e vjetra, që e nxjerr si rregull përpara se sa të mbytet nga dallga popullore në zgjedhjet e radhës!

Këto “100 e ca milionët” ua treguan me të madhe shqiptarëve, si të marra e të futura në xhep prej italianit në fjalë edhe në 2021-shin, edhe në 2023-shin! Madje prodhuan edhe ca fletushka bakalli, që ua vinin njerëzve në xhamat e makinave, ku bënin thirrje për të votuar kundër meje dhe Partisë Socialiste për inat të “100 e ca milionë Eurove” të humbura për shkakun tim. Dihet se si votuan njerëzit, që qyshse i çuan në opozitë me 1 milionë shpulla dhe i lanë thuajse pa asnjë bashki së fundmi, nuk e kanë ngrënë asnjëherë për djathë sapunin e B-ve të mëdha e të vogla të Partisë Demokratike.

Po pyetja sot është:

A janë vallë kaq injorantë këta sherrxhinj e gënjeshtarë pa din e as iman, sa të mos e dinë që kur nga ky shtet dalin lekë, për çdo detyrim për diçka apo ndaj dikujt, ka dokumenta shtetërorë ku shkruhet shlyerja e detyrimit apo janë vallë kaq të poshtër, sa megjithëse e dinë që në këtë rast nuk ekziston asnjë dokument i tillë, vazhdojnë me avazin e kësaj shpifjeje të vjetër, për të ngritur akuza dhe helmuar popullin për zgjedhjet e reja?! Nuk e di, me shumë gjasë janë të dyja bashkë.

Fakti që s’e luan topi është, se deri në këtë çast që flasim, ai kriminel i dënuar 17 vjet nga gjykata për tërë të zezat, nuk ka marrë akoma asnjë kokërr leku nga shteti shqiptar dhe nuk ka asnjë dokument shtetëror që të provojë të kundërtën! Madje ai ka hyrë tanimë në ca hesape të reja e të vështira shumë me shtetin shqiptar, që e ka denoncuar në prokuroritë e në gjykatat e disa shteteve, për korruptim flagrant të gjykatës së arbitrazhit, ku korrupsioni dhe manipulimi i procesit kundër Shqipërisë është provuar me letra, me zëra e me figura kriminelësh ndërkombëtarë me këmishë dhe kravatë!

Tani këta katranë me bojë dinë vetëm të shpifin, pastaj shpifjen ta përhapin në kanalet e ujrave të tyre të zeza mediatike dhe pastaj të kërkojnë komisione hetimore e intepelanca, për të kërkuar llogari nga ne për shpifjet e tyre! Mirëpo kjo lojë nuk ecën dot fare me ne dhe gjykata e llogarive tona e të tyre do të na dëgjojë e do të na japë hakun në pranverë, kur populli shqiptar, brenda po edhe jashtë kufijve këtë herë, do të vendosë se kush duhet të qeverisë dhe kush duhet të rrijë në opozitë e me kismet, të mësojë se si mund të qeverisë në të ardhmen.

Megjithatë, unë do t’i shkoj në çdo interpelancë Gazmend Bardhit, por vetëm pasi të ketë dalë përfundimi i hetimeve të SPAK-ut për trafikantin e drogës,  që ai ka zbuluar në familjen time dhe vetëm nëse Olsi Rama nuk del siç pretendon ky zotëria që vetëm zotëri nuk është. Sepse nëse im vëlla del trafikant nuk do të kem si të shkoj, përkundrazi, nuk do të jem më jo vetëm as kryeministër, po as person publik hiçfare. Por pa u zgjidhur e zbardhur plotësisht nga drejtësia kjo çështje, unë nuk kam sy e faqe të përballem me zbuluesin që pretendon me zë shumë të lartë, se ka hedhur dritë jo vetëm mbi aktivitetin kriminal të vëllait tim, po edhe mbi përfshirjen time kriminale në fshehjen e “personit të paidentifikuar, 45 vjeç, me kapele”, i cili sipas Gazmendit na qenka Olsi Rama dhe unë, duke abuzuar me detyrën dhe madje shpërblyer dy prokurorët e dosjes së laboratorit të drogës në Xibrakë, ia paskam fshehur drejtësisë.

Kam muaj e muaj që pres të vërtetën nga SPAK-u, ku Gazmend Bardhi shkon shpesh për të luftuar korrupsionin e  kriminelët e qeverisë sime dhe nuk do lodhem së prituri, përpara se sa të bëj njërën nga të dyja. O të tërhiqem nga politika përgjithnjë, o të paraqitem në interpelancat e Gazmendit dhe pastaj shohim e bëjmë si vete kjo mesele më tutje, në sy të shqiptarëve e në rrugën e mëtejshme të drejtësisë, ku o do gjykohet im vëlla, o do gjykohet Gazmend Bardhi!' shkruajti Rama në X

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:01
Rama e quajti 'Gënjeshtar', reagon Bardhi: Bëri shantazh ndaj SPAK dhe ka frikë hetimet për dosjen 'Xibraka'

1733255073_gazmentbardhi.JPG

Gazment Bardhi e konsideron reagimin e Ramës si një mesazh shantazhi të drejtuar ndaj SPAK, për të ndaluar hetimet mbi Olsi Ramën dhe Dosjen “Xibraka”. Sipas tij, hetimet e mëtejshme do të rrezikonin pozitat e Edi Ramës në politikë dhe do të detyronin atë të largohej nga pushteti.

Ai thekson se reagimi i Ramës ndaj tij është një inskenim i sajuar dhe se nuk mund të fshihet pas shantazhit ndaj SPAK. Ai gjithashtu i kujton Ramës se disa muaj më parë, gjatë një interpelance për mbetjet toksike, ai u përball me të njëjtin individ që tani e akuzon. Ndërsa në atë kohë, Rama nuk bëri komente të tilla ndaj hetimeve të SPAK, ai tani është shumë i shqetësuar për hetimin që mund të zbulojë të vërtetën e fshehur.

Bardhi thekson se Rama po bën gjithçka për të shmangur hetimet dhe përgjegjësinë për çështjet që lidhen me korrupsionin dhe krimin, duke përdorur mënyra të tilla si shantazhi dhe mesazhet publike kriminale. Pavarësisht kësaj, ai e paralajmëron se Rama, me apo pa SPAK, do të largohet nga politika me turp dhe do të mbajë përgjegjësinë për veprimet e tij në fund.

'Në përgjigje të interesit të medias lidhur me një qëndrim të Edi Ramës sot ndaj meje, ju bëj me dije sa më poshtë:

Nuk kam reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës, sepse qartësisht qëndrimi i tij gjoja më drejtohej mua, por në të vërtetë ishte një mesazh i qartë dhe i pastër shantazhi ndaj SPAK që të mbyll hetimet ndaj Olsi Ramës dhe Dosjes “Xibraka”, sepse vijimi i hetimeve dhe zbulimi deri në fund i të vërtetës, i rrezikon Edi Ramës karrigen e Kryeministrit, sepse ai do të detyrohej të largohej nga politika! 

Mesazhi i pastër kriminal e shantazhues ndaj SPAK nuk mund të përcillet kurrë duke bërë gjoja replikë publike me mua dhe as nuk mund të fshihet duke u përfshirë unë në një replikë pa sens e jashtë kohe, të sajuar nga hiçi dhe me shkaqe të inskenuara. 

A nuk ishte po ky Edi Rama që hyri me sy, por doli me faqe të zezë, përpara disa muajve kur ishte në interpelancë për mbetjet toksike me denoncuesin e Olsit, pra me mua, me të njëjtin? Pse atëherë mendonte se kishte edhe sy edhe faqe për të ardhur në interpelancë, ndërsa sot ka humbur sytë dhe faqen?

Asokohe nuk ishte “kusht mbi Kushtetutën” as vëllai Ols dhe as përfundimi i hetimeve ndaj vëllait Ols nga SPAK. Vallë çfarë ndryshoi sot? Pse u kujtua beftë për vëlla Olsin dhe SPAK-un? Pse u kujtua që i rrezikohet pushteti nëse vijojnë hetimet e zbulohet e vërteta që u tentua të varrosej në 2018? Çfarë e pickoi sot Edi Ramën për këtë çështje? Pse ka frikë Edi Rama nga hetimi, dhe kërkon mbylljen e shpejtë të çështjes, përpara se të humbi zgjedhjet e Majit 2025? 

E di që Edi Rama nuk e ka për gjë të grisë Kushtetutën dhe Ligjin për pushtetin e tij personal. E di shumë mirë që do të gjejë çdo justifikim për të mos u përballur në Parlament me krimin e vjedhjes që u ka bërë shqiptarëve. E di shumë mirë që edhe mesazhet politike i jep sipas stilit mafioz. E di që po bën çmos të shantazhojë edhe SPAK-un që t’i mbyllë hetimet për Olsin dhe kokainën e Xibrakës. Ajo që s’kisha parashikuar ishte që të fshihej pas të vëllait të vogël për të mos ardhur në Parlament. 

Të keqpërdorësh familjen për të mos dhënë llogari para shqiptarëve, do të thotë të jesh në pozicion shumë të sikletshëm. Dhe e kuptoj që fshihet pas Olsit! Sa më shumë zbardhen kodet pin në SKY/ECC, por shumë shpejt edhe këto të rejat në MATRIX, aq më shumë do të fshihet Edi Rama! 

Le të fshihet në rrjetet sociale sa të dojë, të bëjë teatër sa të dojë, të inskenojë reagime nga hiçi për të përcjellë mesazhe publike kriminale për SPAK sa të dojë, e sigurojë se, me SPAK apo pa SPAK, largimin nga politika do ta ketë me turp, të shpejtë, dhe ashtu siç e meriton një frikacak që i fshihet Kuvendit, një bashkëpunëtor i bandave që ka torturuar, vjedhur e varfëruar bashkëqytetarët e tij.', reagon Bardhi në Facebook.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 06/12/2024 00:29

    Duhet tè quhesh Edi Rama, pèr tè parè njè lidhje direkte mes hetimeve tè SPAK mbi njè çèshtje ku pèrfshihet i vèllai i tij dhe interperlancès tè kèrkuar nè kuvend pèr njè temè krejt tjetèr. Detyrimi kushtetues pèr llogaridhènie nè çèshtje ku flitet pèr qindra miliona euro tè taksapaguesve, nuk mund tè kushtèzohet aspak me ecurinè e hetimeve tè SPAK ndaj njè personi qè nuk ka lidhje me politikèn shqiptare. Nuk kam as mè tè voglèn empati pèr njè "politikan" Bardhi, pèrkundrazi por ky teatèr me E LAGU,,,SE LAGU i kryeministrit, èshtè i padurueshèm. E keqja mè e madhe e gjithè kètij teatri palaçosh, èshtè fakti se kètu bèhet sikur po debatohet pèr diçka tè rèndèsishme,,por ato tema qè janè me rèndèsi pèr muajt qè vijnè, nuk gjejnè zgjidhje fare. Nè vènd qè tè ofrohet zgjidhje pèr pjesèmarrjen nè zgjedhje tè 50% tè shqiptarève me tè drejtè vote qè punojnè jashtè shtetit,,,ne dègjojmè pallavra nèse qènkèsh drogaxhi dikush apo jo. Pèr sigurimin e karrikeve tè Saliut dhe Edit,,,gjejnè menjèherè zgjidhje dhe kompromise (shih kodin zgjedhor). A largohet ky kryeministèr vèrtetè nga pushteti ashtu siç thotè vetè? Jo mo jo,,,,kètij i ka burgosur gjykata gjithè kabinetin ministèror dhe kryebashkiakèt qè i ka futur vetè nè listè dhe nuk ka pasur shtyllè kurrizore pèr tè bèrè njè hap tè tillè.

    Përgjigju
  • sali: 05/12/2024 20:17

    Tru mpiret e Saliut qe besojne cdo maskarallek te leshuar nga ai e shperndare nga njerezit e pacipe e pa din e iman te berishizmit e kane normalitet qe te dalin ne mbrojteje e te shumfishojne cdo felliqesire qe leshohet nga ata njerez.Duhet te ndjeheni me fat qe shqiperija ka kryeminister Ramen,Se nen drejtimi e Saliut e Malokeve e kishte kethyer shqiperine ne nje nje Kandahar te dyte

    Përgjigju
    • Mara emigrante në Itali: 05/12/2024 23:18

      E keqja më e madhe e Shqipërisë nuk është as Rama dhe as Berisha. E keqja më e madhe janë patronazhistët. Janë bërë kanceri i shoqërisë

  • populli: 05/12/2024 19:00

    tamam pergjigje i dhe keti cope plere yyyyyyy

    Përgjigju
  • E verteta: 05/12/2024 15:44

    Arroganca e Rames nuk njeh me limite duke shkelur edhe kushtetuten edhe cdo parim demokracie. Shko ne interpelance se je i detyruar nga kushtetuta. Dorezo Xhacken etj. Respekto kushtetuten jo B e vogel dhe B e madhe. Na respekto ne si popull duke respektuar kushtetuten.

    Përgjigju
  • Andi: 05/12/2024 15:21

    Po me vellain e Xhafajt si i behet, per te mbajtur te njejtat standarde jo per gje? Interpelancat parlamentare jane detyrim ligjor i ekzekutivit, perfshire edhe Km tone e plotfuqishem! Ah, urime per drejtshkrimin dhe shqipen e paster (plot turqizma), te perdorur ne X!

    Përgjigju
  • Ardi: 05/12/2024 14:29

    Ky eshte koment tipik mafioz qe behet nga Kryeministri yne le te kuptohet qe nese denojne te vellane e tij, Spakun e çon per zhele. Mjere shqiptaret nga kush qeverisen

    Përgjigju
  • Ali: 05/12/2024 13:56

    Rama e shkel Kushtetuten dhe ligjet ne cdo zhgarravine, perfshire kete me lart ne X". Interpelencat mbahen sipas Kushtetutes e ligjeve jo kur ti teket Rames. Ne rastin konkret ai e lidh kur te perfundoje organi i posacem i akuzes hetimin e nje padie per shpifje. Madje shkon ne personalizim e kercenime "o ai o vellai i tij" te gjykohet. Pra jo "hetohet" por gjukohet. Qush prej dallkaukeve e pykave te epokes se Zogut ne qeveri sic e ka folur bukur Noli, deri me sot Rama do mbetet krye dallkauku dhe pyka me sinjifikative ne kete mjedis te degjeneruar konjuktiv.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 06/12/2024 09:09

      Ti Mara emigrante ne Itali Nr 2 nuk jane patronazhistet e keqia me e madhe por je ti(hajduti )dhe saliu qe shkateroi Shqiperine .Ti duhet te jesh nje haker i regjur , legen po qe se ke ndergjegje trego emrin dhe jo te shkruash ne emerge te te tjereve .spiun .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni