Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi i është përgjigjur edhe pretendimeve të Kryesisë. Bardhi shprehet se vula është në zyrën e tij sepse administrohet nga Sekretari i Përgjithshëm.
“Unë e kam vulën aty ku e kam në të njëjtin vend ku ishte prej një viti e gjysmë. S’la zyrë protokolli tani PD. Ka vetëm 2 zyra, një për Sekretarin e Përgjithshëm një për kreun e komanduar të partisë. Vula administrohet nga Sekretari, se kam marrë në xhep, as në shtëpi. Se gjejnë dot se s’kanë rol apo përgjegjësi për vulën. Si ndihmoj dot ata që kanë humbur vulën. Disa duan të shpallen vulëhumbur....”- tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Kryesia e çoi për hetim, Bardhi nuk tërhiqet: Nesër mbledh online Këshillin! Basha mbështeti kandidatët e Berishës, ta thotë në publik ose do nxjerr SMS-të











