Kryesia e çoi për hetim, Bardhi nuk tërhiqet: Nesër mbledh online Këshillin! Basha mbështeti kandidatët e Berishës, ta thotë në publik ose do nxjerr SMS-të

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi nuk tërhiqet ndonëse Kryesia e Partisë Demokratike e ka dërguar për hetim në Komisionin e Etikës. Në një deklaratë për mediat, Bardhi bëri të qartë se ditën e nesërme do të mbledhë online Këshillin Kombëtar, që sipas tij është në përputhje me statutin e partisë, por nga ana tjetër Kryesia kërkon shfuqizimin e këtij vendimi.

“Këshilli Kombëtar do të mblidhet nesër në orën 19:00 në një mbledhje online, dhe dua që t’ju kujtoj anëtarëve që PD nuk ka lindur sot por ka zhvilluar disa mbledhje online siç ka qenë edhe ajo e miratimit të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit”, tha Bardhi.

Ankimin e Kryesisë, numri 2 i PD-së e cilëson si një fletërrufe të Byrosë Politike që shpalli armik sekretarin e Përgjithshëm të partisë së zbatoi statutin. Ndërkohë, Bardhi refuzoi që të shkojë në seancën e Komisionit të Etikës pasditen e sotme, duke thënë se sekretari i përgjithshëm i jep llogari vetëm Këshillit Kombëtar. Ndërkohë, sipas tij Komisioni i Apelimit nuk ekziston sepse Flutura Açka ka dhënë dorëheqjen. 

“Në cilësinë si sekretar kam njoftuar thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Menjëherë sapo është bërë publik ky njoftim afër mesnatës jam njohur me një deklaratë që dilte në emër të kryesisë, që ngjante me një fletërrufe të Byrosë politike që shpallet armik dhe baltoste sekretarin e përgjithshëm të partisë vetëm se kishte zbatuar statutin”, tha Bardhi.

I ashpër është treguar me kandidatin për kreun e partisë Lulzim Bashën, të cilin e krahason me Berishën, duke thënë se përjashton nga partia këdo që ka dalë kundër tij.

“Nga një deklaratë që ishte e njëjtë me atë të Sali Berishës vetëm se në këtë rast ishte shtuar edhe emri i Berishës, se sekretari i Përgjithshëm i ka shërbyer Berishës, Metës dhe Ramës, por se kush është në këtë drejtim do e tregojë koha”, ka thënë Bardhi.

Ndërkohë, ai i thotë Lulzim Bashës që të tregojë publikisht se në zgjedhjet e 14 majit ka bërë fushatë për kandidatët e Berishës në Vaun e Dejës (Zef Hila), në Rrogozhinë (Shkëlqim Hoxha) dhe në Divjakë (Aurel Malko). Madje Bashës, i thotë se nëse ai nuk do e pranojë, vetë Bardhi do të publikojë komunikimet me mesazhe mes Bashës dhe kandidatëve të Berishës dhe Metës.

“Unë kam një pyetje për Bashën, që është kandidati për kryetar. Cilin kandidat ka mbështetur Basha në vaun e dejës, do duhet ti’a thotë opinion publik, nëse nuk ja thotë do bëj publike komunikimin me SMS që kanë patur me Bashën. Basha ka mbështetur 3 kandidate të Berishës në Vaun e Dejës, Kurbin e Rrogozhinë”, tha Bardhi.

Akuzave të Kryesisë se ka marrë vulën në xhep dhe nuk ka firmosur vendimet për garën për kryetar, iu përgjigjet duke thënë se është një gënjeshtër. Madje i ironizon duke iu thënë se u shpallën vulëhumbur dhe nuk i ndihmon dot, ndërsa theksoi se vulën nuk e ka as në xhep e as në shtëpi.

“Vula administrohet nga Sekretari, se kam marrë në xhep, as në shtëpi. Se gjejnë dot se s’kanë rol apo përgjegjësi për vulën. Si ndihmoj dot ata që kanë humbur vulën. Disa duan të shpallen vulëhumbur....”- tha Bardhi.

Ndërkohë, sa i takon tkurrjes së anëtarësisë së partisë me 50 mijë anëtarë, Bardhi tha se po veprohet me dy standarde, pasi po largohen anëtarët e PD që kanë bërë fushatë për kandidatët e Berishës, ndërsa Bashën që ka mbështetur kandidatët e Berishës po e vëmë në krye të partisë.

I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku nëse ka një ‘flirt’ mes tij dhe Berishës, Bardhi tha se nuk ka ndryshuar pozicion sa i takon ish-kryeministrit. Bardhi thotë se kur ai ka bërë betejë me Sali Berishën, disa zgjodhën të rrinin në shtëpi dhe kishin frikë edhe emrin t’ia përmendnin ish-kryeministrit, madje sipas tij as sot nuk ja zënë emrin me gojë.

"Kur unë kam bërë betejë me Berishën, disa u mbyllën në shtëpi dhe kishin frikë t’ia përmendin emrin Berishës. Disa u fshehën dhe as sot nuk ja zënë dot emrin me gojë Berishës”, tha Bardhi.  

Ditën e sotme kryetarja e Komisionit Açka, si edhe anëtarët e tjerë, do të shqyrtojnë kërkesën e Kryesisë për të anuluar mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Vendimi për të dërguar Bardhin për hetim në Komisionin e Etikës u mor një ditë më parë.

Kjo përplasje mes Partisë Demokratike zyrtare nisi për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen më 29 korrik për kryetarin e ri. Kryesia e partisë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës. PD thotë se bardhi nuk ka vulosur vendimet e Kryeisë për procesin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye vendosën që t’ia kalojën vulën Sefës, në përpjekje për t’i hequr kompetencat Bardhit.

Ndërkohë, nga ana tjetër dy ditë para zgjedhjeve për kryedemokratin e ri, Bardhi thirri online mbledhjen e Këshillit Kombëtar, pas kërkesës së 7 deputetëve për anulimin e zgjedhjeve.7 deputetët të cilët kërkojnë anulimin e zgjedhjeve brenda PD-së janë Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Helidon Bushati, Sajmir Korreshi dhe Ramadan Likaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
‘Tërheqje nga dorëheqja’, Sula ironizon Açkën: Basha të marrë shembull, të heqë dorë nga dorëheqja

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula iu është bashkuar reagimeve në lidhje me situatën brenda demokratëve.

Në një mesazh në “Facebook”, Sula iu është bashkuar debateve pas deklaratës së Flutura Açkës, ndërsa ka ironizuar se zgjidhja paska qenë e thjeshtë; ‘tërheqja nga dorëheqja’.

‘Sa e lehtë paska qenë! -Në këto temperatura përvëluese, demokratët nuk po e përballojnë dot përplasjen e re. Por teksa lodhen me procedura dhe me nene statuti, zgjidhja paskësh qenë shumë e thjeshtë.

“Tërheqje nga dorëheqja”.

-Lulzim Basha nuk ka pse konsumon energji në këtë fund korriku të nxehtë dhe të nxjerrë ata demokratë që nuk ka përjashtuar nga listat që të votojnë. Basha të marrë shembull dhe të heqë dorë nga dorëheqja që ka dhënë rreth një vit më parë!’- shkruan Sula.

Ora 15:23
Kryesia e çoi për hetim, Bardhi: Komisioni i Etikës nuk ekziston, Açka e la postin e Kryetares! Deputetja: Jam tërhequr nga dorëheqja

1690378058_ackabardhi.png

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi ditën e sotme se Komisioni i etikës nuk ekziston, pasi kryetarja Flutura Açka ka dhënë dorëheqjen.

“Unë e vlerësoj, do kisha shkuar me shumë dëshirë për t’u takuar me zonjën Açka, por zonaj acka si kryetare e komisionit ka dhënë dorëheqjen më 8 mars 2022. Nuk di të jetë dhënë dorëheqjen nga dorëheqja, në shkresë dorëheqja e nënkryetarëve Tabakut dhe Gjemarkaj me deklarim publik merret e mirëqenë, ky është standardi për këta të dy, ndërsa për zonjën Açka e cila gjithashtu e ka dhënë dorëheqjen në mënyrë publike më 8 mars 2022 kjo nuk merret e mirëqenë dhe njihet si kryetare e komisionit të Apelimit”, tha Bardhi.

Në një reagim në Facebook, Açka i është përgjigjur Bardhit duke thënë se e ka tërhequr dorëheqjen e saj me besimin që ka ardhur koha që PD të dalë nga agonia. Açka shkruan se sot është në cilësinë që i kanë dhënë demokratët si kryetare Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

“Unë u dorëhoqa nga dorëheqja se besova te miku im, Gazmend Bardhi. Kjo ftesë që kam marrë nga z. Bardhi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së e shpjegon kthimin tim. Besova se ishte çasti që PD të dilte nga agonia, dhe ftesa e tij kishte shumë kuptim për mua. Ndaj u ktheva, dhe jam sot në cilësinë që më kanë dhënë demokratët, dhe asnjë emër i përveçëm: Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës së Partisë Demokratike”, shkruan Açka.

Ora 14:34
Bardhi i përgjigjet Kryesisë: Vulën se mbaj as në xhep as në shtëpi, s’iu ndihmoj dot juve që e keni humbur! Vetë jeni shpallur vulëhumbur

 

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi i është përgjigjur edhe pretendimeve të Kryesisë. Bardhi shprehet se vula është në zyrën e tij sepse administrohet nga Sekretari i Përgjithshëm. 

“Unë e kam vulën aty ku e kam në të njëjtin vend ku ishte prej një viti e gjysmë. S’la zyrë protokolli tani PD. Ka vetëm 2 zyra, një për Sekretarin e Përgjithshëm një për kreun e komanduar të partisë. Vula administrohet nga Sekretari, se kam marrë në xhep, as në shtëpi. Se gjejnë dot se s’kanë rol apo përgjegjësi për vulën. Si ndihmoj dot ata që kanë humbur vulën. Disa duan të shpallen vulëhumbur....”- tha Bardhi.

Ora 14:22
Bardhi: S’kam ndryshuar qëndrim në raport me Berishën, kur unë bëja betejë me të, disa u fshehën në shtëpi se kishin frikë

 

Gazment Bardhi thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i takon pozicionimit të tij në raport me Sali Berishën. Për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, sekretari i përgjithshëm i PD thotë se ka ndryshuar vetëm strategjinë politike duke bërë betejë me Edi Ramën dhe jo duke luftuar brenda PD. Bardhi thotë se kur ai ka bërë betejë me Sali Berishën, disa zgjodhën të rrinin në shtëpi dhe kishin frikë edhe emrin t’ia përmendnin ish-kryeministrit, madje sipas tij as sot nuk ja zënë emrin me gojë.

“Identik me atë që kam shprehur nga nëntori deri në këtë moment. Nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi. Ka një ndryshim strategjie për të mos harxhuar energjinë në betejën brenda PD por tek beteja me kundërshtarin tonë të vetëm politik, Edi Rama. Disa kanë zgjedhur të rrinë në shtëpi dhe të mos bëjnë betejë me Ramën, por të merren me Berishën. Duan ta bëjnë, janë të lirë. As nuk i kritikoj, të bëjnë ca mendojnë se është e drejtë. Kur unë kam bërë betejë me Berishën, disa u mbyllën në shtëpi dhe kishin frikë t’ia përmendin emrin Berishës. Disa u fshehën dhe as sot nuk ja zënë dot emrin me gojë Berishës”, tha Bardhi.  

Ora 14:12
Bardhi akuza Bashës: Më 14 maj ke mbështetur kandidatët e Berishës, thuaje në publik ose do nxjerr mesazhet

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka shigjetuar Lulzim Bashën, i cili po kandidon sërish për kreun e PD. Bardhi i kërkoi Bashës publikisht që të tregojë se cilin kandidat ka mbështetur në Vaun e Dejës, Rrogozhinë dhe Kurbin, duke thënë se Basha ka mbështetur kandidatët e Berishës në zgjedhjet vendore të 14 majit. Madje, Bardhi tha se nëse Basha nuk e thotë këtë publikisht, ai do të publikojë SMS që kanë patur kandidatët me Bashën.

Bardhi tha se po veprohet me dy standarde, pasi po largohen anëtarët e PD që kanë bërë fushatë për kandidatët e Berishë , ndërsa Bashën që ka mbështetur kandidatët e Berishës ta vëmë në krye të partisë.

“Cilido që ka bërë fushatë për Igli Carën ka bërë gjënë e duhur. Ai që ka bërë fushatë për Erion Velinë, është në një llogore të gabuar. Megjithatë e përsëris, sa kohë s’ka vendim të këshillit Kombëtar, nuk e caktoj unë kush është anëtar dhe kush jo. Unë kam një pyetje për Bashën, që është kandidati për kryetar. Cilin kandidat ka mbështetur Basha në vaun e dejës, do duhet ti’a thotë opinion publik, nëse nuk ja thotë do bëj publike komunikimin me SMS që kanë patur me Bashën. Basha ka mbështetur 3 kandidate të Berishës ne vaun e Dejës, Kurbin e Rrogozhinë. Ata që kanë mbështetur kandidatët e Berishës ti largojmë nga këshilli, Ndërsa zotin Basha ta bëjmë kryetar partie”, tha Bardhi.

Ora 13:58
Bardhi: Kryesia me dy standarde, përjashtuan ata që bënë fushatë për Berishën dhe mbajtën ata që mbështetën Veliajn! I neveris

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka folur për metodën që sipas tij zgjedh Kryesia për të bërë pjesë të listave për anëtar. Bardhi thotë se ata që kanë mbështetur kandidatët e Berishës gjatë fushatës së 14 majit, janë nxjerrë nga lista, por ata që mbështetën Erion Veliajn gëzojnë të drejtën të jenë pjesë e listave. Bardhi thotë se këto dy standarde i neverit.

“Bëjnë fushat për Veliajn dhe futen si anëtarë, bëjnë fushatë të Igli Carës, i nxjerrin jashtë partisë. S’kam asgjë me kolegun që e ka thënë ‘mbështesni’ Erion Veliaj, e kam me dy standardet që kolegët kanë për të futur anëtarë në lista. Unë këto standarde i neveris.”- thotë Bardhi.

Ora 13:52
U thirr nga Komsioni i Etikës, Bardhi: Unë i jap llogari vetëm Këshillit Kombëtar, anëtarët u ulën në 300 pa asnjë proces statutor

 

Sekretari i Përgjithshëm, Gazmnet Bardhi i është përgjigjur në një deklaratë për media kërkesës së Komisionit të Etikës për të qenë i pranishëm në mbledhje pasditen e sotme ku do shqyrtohet ankimi i Kryesisë së PD për anulimin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Bardhi tha se sekretari i përgjithshëm i jep llogari vetëm Këshillit Kombëtar dhe thekson se ai do të mblidhet ditën e nesërme online.

Bardhi tha se Kryesia e PD ka zvogëluar listën e anëtarëve të PD nga 450 në 300 pa asnjë process statutor.

Jam njohur me një kërkesë të komisionit të etikës, që nuk ekziston në PD, që do duhet të shkoj për të dhënë llogari për vendimet e mia. Llogari sekretari i përgjithshëm i jep vetëm këshillit kombëtar të PD që mblidhet nesër dhe ftoj çdo koleg të marrë pjesë në mbledhjen legjitime. Sekretari i përgjithshëm akuzohet në fletërrufenë e byrosë politike se po mbledh gjoja atë që pretendohet se është këshilli kombëtar në përbërje të së cilës ka formacione që kanë bërë fushatë elektorale. Unë nuk i ndaj anëtarët e këshillit sipas qëndrimit që ata mbajtën pro ose kundër Bashës. Jam njohur dhe jam shqetësuar me një listë të bërë publike jashtë dijenisë të sekretarit të përgjithshëm, ku lista pa asnjë proces statutor, nga 450 anëtarë është zbritur në rreth 300 anëtarë. Pretendimi që kanë dhënë kolegët është se pjesa që është hequr nga lista kanë qenë të angazhuar në fushatë për një formacion tjetër politik.

Ora 13:43
Bardhi: Basha si Berisha, përjashtojnë këdo i del kundër! S’mbyll dot sytë për njerëz me halle të vjetra që duan të hedhin në erë partinë

 

Fletërrufe e Byro Politike i ka cilësuar Gazment Bardhi ‘hetimin’ që është ngritur për të në Komisionin e Edukimit nga Flutura Açka. Sekretari i Përgjithshëm thotë se reduktimi i 50 mijë anëtarëve që nuk mendojnë ashtu siç do ish kryedemokrati Basha, është një lëvizje që ne e kemi parë mjaft mirë, 1 vit e gjysmë më parë nga Sali Berisha. Është një hall i Bashës, thotë Bardhi që po e detyron të hedhë në erë partinë demokratike, tashmë të shndërruar në një parti popullore që ka humbur objektivin dhe identitetin si parti me besime euroatlantike. Sa i takon mbledhjes së Këshillit Kombëtar që e ka thirrur nesër, Bardhi thotë se s;është e ndaluar të bësh mbledhje online.

“Sot s’jam për të komunikuar me ta por me anëtarët e PD dhe mbi 50 mijë të tjerë sepse nuk mendojnë si Lulzim Basha. Në cilësinë time si Sekretar kam dhe do të zbatoj vetë statutin e PD. Qëndrimi im ka qenë i njëjtë 1 vit e gjysmë më parë kur Berisha ndoqi këtë rrugë dhe sot që Basha po ndjek të njëjtën rrugë. Mbledhja e Këshillit Kombëtar është kompetencë ekskluzivë e Sekretarit të Përgjithshëm. Meqë ka patur pretendime dhe për mbledhjen, dua t;iu kujtoj se PD s’ka lindur sot, por ka zhvilluar disa mbledhje online duke i kujtuar kolegëve edhe mbledhjen për miratimin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk ka asnjë rregull në statut, që mbledhja do të bëhet në sallën ku duan anëtarët e partisë.

 Deklarata e kopjuar nga Berisha, akuzonte Sekretarin e Përgjithshëm se po bën manorva për t’’i shërbyer Berishës, Metës e Ramës. Se kush i shërben këtyre, opinioni publik mund ta shohë me fakte. Nëse do të bëja manovra do të mbylla sytë në këtë moment delikat ku disa me halle të vjetra kanë vendosur të hedhin në erë partinë me trakte të byrosë poilitike.”- tha Bardhi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • filip: 26/07/2023 20:15

    ngado qe ta shohesh keta jane te marre fund ,nje coroditje totale....me shume po luajne per ekzistencen e tyre politike sesa per pd ....

    Përgjigju
  • xxx: 26/07/2023 19:49

    G.Bardhi don te behet Berisha i vogel.Tip i quditshem.Karrjerist i marre.Intrigant,i pa bese,megaloman,servil,frikacak,jo mirenjohes,interesagji etj.etj....Si mund t'i besohet drejtimi i Partise ketij tipi ? Eshte bere kopja e keqe e Berishes. Duhet flakur nga Partia e vertete demokratike.PD nuk mund te jete demokratike me Berishen,Bardhin,Bashe,e servilet e tyre qe mendjen e kane tek karriket e jo tek hallet e popullit.

    Përgjigju
    • e drejta: 27/07/2023 11:55

      BRAVO ...FIKS FARE

  • e drejta: 26/07/2023 14:01

    MOJ GAZMENDA KUSH NDJEK NON GRATEN ESHTE I (E) FUNDOSUR..KETE E KANE KUPTUAR EDHE GURET E SOKAKUT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

'Kubi Francez'/ Çelet destinacioni më i ri kulturor, edukativ dhe teknologjik tek Piramida

'Kubi Francez'/ Çelet destinacioni më i ri kulturor, edukativ dhe teknologjik tek Piramida