Bardhi: Këmbëngulja e Ramës për të mbrojtur Dakon, është frika nga anëtarët e bandës se 'mos i hanë kokën shefit'

Bardhi: Këmbëngulja e Ramës për të mbrojtur Dakon, është frika nga anëtarët e bandës se 'mos i hanë kokën shefit'

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ka kthyer në vëmendje ish- kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Sipas tij, kjo mbrojtje që Rama po i bën është për shkak të frikës që ka ndaj tij, pasi me të po mban pushtetin në Durrës.  Ai ka ripublikuar intervistën e kreut të qeverisë në një televizion, i cili u shpreh se "edhe nëse do të futet në burg, Dako do vijojë të jetë mik i tij". Për Bardhin, ky është tregues se ai është i frikësuar se mos "anëtarët e bandës që janë penduar, i hanë kokën shefit". 

"Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetëm arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anëtarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!

Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet", tha Bardhi.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GAZMEND ZIU: 17/02/2020 10:14

    O gazmend ziu nga kuvaja po hik o karrallo se ke gjith ktë koh që na çave zallotën o gaz qorogllyu që ti je tamam si dordolec o gazi karkalec.

    Përgjigju
  • Lala: 16/02/2020 18:51

    O BARDH TRAPI BEJ NJE DIT PUSHIM SE MA CAVE RYPIN OKERV ME PATENT NAFTE

    Përgjigju
    • O tej: 17/02/2020 08:56

      Ta rras Laka o Bardhi

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës