Bardhi ‘pengon’ Bashën për t’u bërë kryetar i PD, Këshilli anulon zgjedhjet dhe 'ngrin' Kryesinë! Sefa: Takim imagjinar, po përdoreni nga Berisha

TIRANË-  Ndonëse Këshilli i Etikës vendosi shfuqizimin e vendimit të Gazment Bardhit për të mbledhur Këshillin Kombëtar, ky i fundit nuk është lëkundur nga qëndrimi i tij dhe pasditen e sotme zhvilloi takimin online. Mjaftuan 1 orë e 30 minuta që 245 anëtarët e pranishëm, nga 453, të merrnin vendime të rëndësishme për garën për kreun e ri të Partisë Demokratike. Në mbledhje u vendos që të anulohen zgjedhjet e datës 29 korrik 2023, pasi Këshilli Kombëtar thotë se ky proces është antistatutor.

Po ashtu, organi më i lartë vendimmarrës në PD mori vendimin për të pezulluar funksionin e Kryesisë së PD, pasi sipas Këshillit që prej datës 6 qershor, kur u vendos edhe hapja për garën për kryedemokratin e ri, ka marrë vendime në shkelje të statutit. Pas përfundimit të mbledhjes, Bardhi tha se vendimet e Kryesisë janë nul dhe se sipas tij kanë falsifikuar edhe vulën.

“Aktet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri më aty sa kanë përdorur, falsifikuar dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD, përmes një vendimi nul dhe antistatutor”, tha Bardhi.

Po ashtu, anëtarët që iu bashkuan mbledhjes kanë pranuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike më 21 mars 2022, si edhe dorëheqjen më datë 17 Maj 2023 të Enkelejd Alibeajt, nga posti i nënkryetarit të partisë. Një grup deputetësh do të kërkojnë çregjistrimin e Bashës nga regjistri i partive politike. Ndërkohë, Këshilli Kombëtar ka vendosur që dorëheqjen e nënkryetarëve Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj ta vlerësojnë në një mbledhje tjetër.

Këto vendime në fakt e fusin Partinë Demokratike në një tjetër ngërç, pasi dy grupet brenda PD zyrtare po vijojnë me veprime të njëanshme. Grupi i Bardhit po përpiqet të pengojë Bashën që të vendoset sërish në krye të partisë, ndërsa grupi i Bashës vijon me vendosmëri rrugën për rikthimin e tij në drejtimin e PD dhe të shtunën do të mbajnë procesin zgjedhor.

Dikur krahu i djathë i tij, Bardhi i bëri thirrje Bashës që të reflektojë dhe të mos marrë veprime të njëanshme që e çojnë Partinë Demokratike në një tjetër përplasje, duke thënë se nuk mund të zgjidhet kryetar përmes trukeve.

“Apeli im për Bashën është të reflektojë të mos çoje partinë në një tjetër përplasje, të gjejë një zgjidhje që është interesi i PD. Nuk është momenti që brenda PD të ketë akte të tjera antistatutore që nuk prodhojnë asgjë, por një ngërç. Të lihen truket për interesat personale dhe cilido në një garë të organizuar sipas statutit është i lutur të marrë pjesë por jo në një proces farsë", tha Bardhi.

Madje, Bardhi tha për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku se Berishës i intereson që Basha të marrë sërish drejtimin e PD.

“Kam përshtypjen që Berisha do ishte i interesuar që Basha të rikthehej në pozicionin që kishte”, tha Bardhi.

Këshilli ka ngarkuar 7 deputetët që kërkuan anulimin e zgjedhjeve të ndjekin të gjitha hapat ligjorë dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike, në rrugë ligjore për të kundërshtuar çdo akt që bie ndesh me vendimin. 7 deputetët janë Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Helidon Bushati, Sajmir Korreshi dhe Ramadan Likaj.

Ky vendim lë të hapur mundësinë që të kemi një tjetër përballje në gjykatë për fatin e PD, në kushtet edhe kur ende Gjykata e Shkallës së Parë nuk është shprehur me një vendim se kujt i përket partia, Rithemelimit apo grupit tjetër kundër Sali Berishës. Vetë Bardhi nuk e përjashtoi mundësinë që dy grupet brenda PD të përfundojnë në gjykatë. I pyetur se çfarë do të bëjnë në kushtet kur grupi i Bashës do të mbajë zgjedhjet, Bardhi tha se deputetët do të shqyrtojnë hapat e mundshëm që do ndërmerren nëse shkelen vendimet e Këshillit.

"Kur të ndodhë, kolegët do të mblidhen do duhet të shqyrtojnë hapat nëse ky vendim i këshillit kombëtar shkelet nga dikush brenda PD", u shpreh Bardhi. 

Përgjigja i erdhi nga sekretari ligjor i PD, Indrit Sefa duke e konsideruar një vendimmarrje nul dhe se po përdoren nga Sali Berisha. Takimin e sotëm online e cilëson imagjinar, ndërsa ironizoi Bardhin duke thënë se i uron suksese për krijimin e partisë së parë dixhitale në vend. Ai theksoi se do të vijojnë me procesin e zgjedhjeve.

“Nuk ka gjë më qesharake se deklarata e sotme të Bardhit që ngarkon dhe shkarkon institucionet e PD përfshi edhe Kryesinë pasi përfundon një takim imagjinar. Çdo demokrat ndihet i turpëruar për këtë keqpërdorje të radhës që Sali Berisha po i bën deputetëve të PD për interesat e tij personal. I urojmë Bardhit suksese për krijimin e partisë së parë dixhitale në vend, është një hap inovativ që duhet përshëndetur. PD do vijojë procesin e reformimit dhe të zgjedhjes së kryetarit më datë 29 korrik”, tha Sefa.

Kjo përplasje mes Partisë Demokratike zyrtare nisi për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen më 29 korrik për kryetarin e ri. 7 deputetët Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Helidon Bushati, Sajmir Korreshi dhe Ramadan Likaj kërkuan anulimin e zgjedhjeve dhe kjo bëri që Bardhi të thërrasë Këshillin Kombëtar. Nga ana tjetër, Kryesia e partisë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Lista e Këshillit PD

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:07
Mbledhja e Këshillit, Sefa: Takim imagjinar, po përdoren nga Berisha, të shtunën mbajmë zgjedhjet për kreun e PD

 

Sekretari Ligjor në PD, Indrit Sefa i është përgjigjur Gazment Bardhit pas vendimit të Këshillit për anulimin e zgjedhjeve për kreun e PD. Në një deklaratë për mediat, Sefa tha se Bardhi dhe një grup deputetësh po përdoren nga Sali Berisha, ndërsa tha se deklaratat e Bardhit për shkarkimin e Kryesisë janë qesharake. Takimin e sotëm online e cilëson imagjinar, ndërsa ironizoi Bardhin duke thënë se i uron suksese për krijimin e partisë së parë dixhitale në vend.

“Nuk ka gjë më qesharake se deklarata e sotme të Bardhit që ngarkon dhe shkarkon institucionet e PD përfshi edhe Kryesinë pasi përfundon një takim imagjinar. Çdo demokrat ndihet i turpëruar për këtë keqpërdorje të radhës që Sali Berisha po i bën deputetëve të PD për intersat e tij personal. Hallet e Berishës nuk janë hallet e demokratëve, dhe të gjithë ata që i shërbejnë qëllimeve të tij e kanë të shkruar fatin e tyre në tre dekadat e pluralizmit shqiptar. I urojmë Bardhit suksese për krijimin e partisë së parë dixhitale në vend, është një hap inovativ që duhet përshëndetur. PD do vijojë procesin e reformimit dhe të zgjehdjes s ëkryetarit më datë 29 korrik”, tha Sefa.

Ora 21:02
Bardhi pas mbledhjes së Këshillit: Nga data 6 qershor Kryesia ka marrë vendime antistatutore, kanë falsifikuar vulën

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes online të Këshillit Kombëtar, tha se duke nisu rnga data 6 qershor, vendimet e kryesisë kanë qenë antistatutore. Sipas Bardhit, aktet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri më aty sa kanë përdorur, falsifikuar dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD, përmes një vendimi nul dhe antistatutor.

Çfarë u vendos në mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, në përmbushje të përgjegjësive të veta politike dhe statutore, si organi drejtues i Partisë Demokratike midis dy Kuvendeve:
i. Konstatoi se thirrja e takimit të disa anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD në datë 20.06.2023, me pretendimin se u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe të ashtuquajturat “vendime” shkelin të gjitha normat e Statutit të PD-së që rregullojnë funksionimin dhe vendimarrjen e saj si institucion politik dhe që garantojnë bashkëjetesën brenda partisë, duke falsifikuar përbërjen e Këshillit Kombëtar të PD, jashtë veprimtarisë institucionale të partisë, në thyerje flagrante të normave statutore dhe ligjore;
ii. Konkludoi se çdo i ashtuquajtur qëndrim apo vendim i këtij takimi, përfshirë ngritjen e Komisionit Zgjedhor apo Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës, është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike dhe ligjore për Partinë Demokratike;
iii. Vëren se të gjitha vendimet dhe qëndrimet e Kryesisë së Partisë duke filluar nga data 6 Qershor 2023 (sipas listës së relatuar nga Sekretari i Përgjithshëm dhe që përmenden në procesverbalin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar), janë antistatutore, të marra pa kourum, dhe nuk kanë mbajtur në konsideratë pasojat që mund të sjellin në përcarjen dhe dobësimin e mëtejshme të partisë. Aktet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri më aty sa kanë përdorur, falsifikuar dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD, përmes një vendimi nul dhe antistatutor;
iv. Vlerësoi situatën shqetësuese të krijuar në Partinë Demokratike para dhe pas zgjedhjeve të 14 Majit 2023, si dhe aktet e njëanshme dhe që po thellojnë përçarjen në parti, duke dëmtuar interesin e demokratëve dhe Shqipërisë;
 
Këshilli Kombëtar në ushtrim të kompetencave të tij statutore vendosi:
1. Konstatimin se në datën 20 Qershor 2023 nuk ka patur asnjë mbledhje të rregullt dhe statutore të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe asnjë vendim të vlefshëm statutor e ligjor të këtij organi. Të gjitha të ashtuquajtura vendime/qendrime, përfshirë ngritjen e Komisionit Zgjedhor apo Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës, janë nul dhe akte absolutisht të pavlefshme.
2. Shfuqizimin e vendimit të datës 6 Qershor 2023 të Kryesisë së Partisë “Për organizimin e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”, si dhe të gjitha vendimet/udhëzimet apo urdhrat që kanë pasuar këtë vendim deri në datën e këtij vendimi të Këshillit Kombëtar. Anullimin e procesit për zgjedhjet e Kryetarit të PDSH që ishte njoftuar për në datën 29 Korrik 2023.
3. Pezullimin e veprimtarisë statutore të Kryesisë së PDSH, deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj.
4. Pranimin e dorëheqjes datë 21 mars 2022 të Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha dhe pranimin e dorëheqjes datë 17 Maj 2023 si Nënkryetar i Partisë Demokratike të z. Enkelejd Alibeaj.
5. Mbështetjen e plotë të të gjithë veprimtarisë së Grupit Parlamentare për mbrojtjen e interesit të Partisë Demokratike dhe vlerave të saj si opozita dhe altenativa e vetme për largimin e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e demokratëve si forcë qeverisëse.
6. Grupi i deputetëve nismëtar i përbërë nga Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Ramadan Likaj, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Dashnor Sula dhe Helidon Bushati, ngarkohen që të gjithë sëbashku, ose përmes një përfaqësuesi ligjor të caktuar në mënyrë të përbashkët, të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e këtij vendimi, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në emër të organeve statutore të partisë, në rrugë ligjore për të kundërshtuar cdo akt që bie ndesh me pikat 1 dhe 2 të këtij vendimi. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PDSH, si organi më i lart drejtues i Partisë, i autorizon që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë ti drejtohen (si palë: paditës, i paditur, kërkues, person i tretë, ankues, etj.), gjykatave të të gjitha niveleve, për të kundërshtuar cdo akt të njëanshëm që bie ndesh me pikat 1 dhe 2 të këtij vendimi, si dhe për të kërkuar çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PDSH, sipas deklaratës publike të datës 21 Mars 2022, në regjistrin e partive politike.

Ora 21:01
Bardhi: Berishës i intereson që Basha të kthehet në krye të PD

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se Sali Berishës i intereson që Lulzim Basha të kthehet aty ku ka qenë, si kryetar i PD. Kështu tha Bardhi për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, ndërsa tha se do të depozitojnë në Gjykatë listën e anëtarëve dhe vendimet e marra në mbledhjen e sotme.

“E gjitha lista e anëtareve dhe dokumentimi përkatës do depozitohet në gjykatën e Tiranës. Sa i përket anëtarëve të Këshillit pjesëmarrës unë kam njoftuar mbledhjen e Këshillit të PD, përjashtuar anëtarët që me vendim janë përjashtuar. Kam përshtypjen që Berisha do ishte i interesuar që Basha të rikthehej në pozicionin që kishte”, tha Bardhi.

Ora 20:57
Bardhi thirrje Bashës: Reflekto, mos e co PD në një tjetër përplasje! S’mund të bëhesh kryetar me truke

 

Pasi Këshilli Kombëtar anuloi vendimin për procesin zgjedhor për kreun e PD, Gazment Bardhi i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të reflektojë dhe të mos e çojë Partinë Demokratike në një tjetër përplasje. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes online, Bardhi tha se nuk është momenti që në PD të merren vendime antistatutore.

"Basha mund të bëjë ca ai ka dëshirë. Apeli im për Bashën është të reflektojë të mos çoje partinë në një tjetër përplasje, të gjejë një zgjidhje që është interesi i PD. Jo vetëm i tij, por kujtdo brenda PD. Nuk është momenti që brenda PD të ketë akte të tjera antistatutore që nuk prodhojnë asgjë, por një ngërç. Në një proces antistaturor, edhe Berisha pretendon se është zgjedhur kryetar i PD. Të lihen truket për interesat personale dhe cilido në një garë të organizuar sipas statutit është i lutur të marrë pjesë por jo në një proces farsë", tha Bardhi. 

Ora 20:29
Mbledhja e Këshillit/ Një grup deputetësh ngarkohen për zbatimin e vendimeve, do kërkojnë çregjistrimin e Bashës si kryetar nga gjykata

Këshilli Kombëtar i PD i thirrur nga Gazment Bardhi ka ngarkuar një grup deputetësh të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike, në rrugë ligjore për të kundërshtuar çdo akt që bie ndesh me vendimin.

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PD, si organi më i lart drejtues i Partisë, i ka autorizuar deputetët që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike, bazuar edhe në vendimin e KAS për dorëheqjen e tij, që është lënë në fuqi nga gjykata. Deputetët janë Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Helidon Bushati, Sajmir Korreshi dhe Ramadan Likaj.

Ora 20:17
Këshilli Kombëtar i thirrur nga Bardhi pezullon Kryesinë e PD: Veprimet që nga 6 qershori janë antistatutore

1690482057_kryesiaepd.jpeg

Këshilli Kombëtar i thirrur nga Gazment Bardhi ka pezulluar Kryesinë e Partisë Demokratike me argumentin se veprimet e saj që nga 6 qershori janë antistatutore.


"Këshilli Kombëtar vërejti se të gjitha vendimet dhe qëndrimet e Kryesisë së Partisë duke filluar nga data 6 Qershor 2023, janë antistatutore, të marra pa kourum, dhe nuk kanë mbajtur në konsideratë pasojat që mund të sjellin në përçarjen dhe dobësimin e mëtejshme të partisë. Aktet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri më aty sa kanë përdorur, falsifikuar dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD, përmes një vendimi nul dhe antistatutor. Të gjitha këto vendime janë anulluar dhe Këshilli Kombëtar ka vendosur të pezullojë veprimtarinë statutore të Kryesisë së PDSH, deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj", thuhet në vendimin e Kryesisë. 

Ora 20:03
Këshilli Kombëtar i PD-së i thirrur nga Bardhi vendos: Të anulohen zgjedhjet për kryetar

1690475123_bardhi.jpg

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i mbledhur sot nga Gamnet Bardhi ka vendosur që të anullojë zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023, duke e konsideruar procesin antistatutor dhe farsë.

Ora 19:48
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, pranohet dorëheqja e Bashës dhe Alibeajt

1690480167_aliebeajbasha.png

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar pranimin e dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe dorëheqjen më datë 17 Maj 2023 të nënkryetari të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë, u shtyu për në një mbledhje tjetër vlerësimin mbi dorëheqjet e Nënkryetarëve Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku.

Ora 19:27
Mbledhja e Këshillit e thirrur nga Bardhi, burime: Marrin pjesë 245 anëtarë, plotësohet kuorumi

1687272548_seliaepd.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka mbledhur në orën 19:00 Këshillin Kombëtar në një takim online. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka mësuar se të pranishëm në mbledhje janë 245 anëtarë nga 453 që ka gjithsej Këshilli. Me këtë pjesëmarrje është plotësuar kuorumi për t’u zhvilluar takimi.

Këshilli Kombëtar përbëhet nga anëtarë të PD zyrtare, por ka anëtarë që kanë kaluar nga grupi i Rithemelimit. Këshilli Kombëtar që është thirrur sot është lista e fundit e miratuar me anëtarë, përpara se të nisnin përplasjet mes grupit të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Lista e këshillit

Ora 19:08
Nis mbledhja e thirrur nga Bardhi, Report Tv zbardh çështjet që do të diskutohen

1690373853_bardhi.jpg

Në këtë mbledhje Këshilli pritet të diskutojë pranimi i dorëheqjeve të Bashës dhe Alibeajt. Pritet shfuqizimi i vendimit të Kryesisë që hapi garën për kreun e PD. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Bardhi pritet pezullimi i Kryesisë  Këshillit Kombëtar pritet të ngrejë një grup deputetësh për të përfaqësuar PD në hallka ankimore.

Ora 18:28
Pritet mbledhja e Këshillit, Bardhi i përgjigjet Kryesisë: E ardhmja e PD dhe Shqipërisë mbi gjithçka 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë demokratike, Gazment Bardhi pak para se të nisë mbledhja e Këshillit Kombëtar i përgjigjet Kryesisë duke thënë se e ardhmja e PD dhe vendit tonë është mbi gjithçka, edhe mbi hallet dhe interesat personale të deputetëve.

“Duke u bërë gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. E ardhmja e PD dhe Shqipërisë mbi gjithçka, mbi çdo hall e interes personal”, shkruan Bardhi.

Ora 18:00
'Luftë në PD', Sefa kundër Bardhit: Po shkel statutin, gati për zgjedhje të shtunën

 

Në një intervistë për Report Tv përfaqësuesi ligjor i PD-së Indrit Sefa tha se çdo gjë është gati për zhvillimin e zgjedhjeve që do të mbahen të shtunën. Nga ana tjetër Sefa u shpreh se një individ nuk mund të dalë mbi vullnetin e kryesisë.

‘Si mundet një person shumë i rëndësishëm siç është Sekretari i Përgjithshëm e të dalë mbi vullnetin e kryesisë. Nuk ka as kompetencë statutore. Mbi vullnetin e kryesisë nuk ka asnjë individ e madje as kryetari i partisë.’- u shpreh Sefa.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dritan: 27/07/2023 22:43

    Per fat te keq PD e ka mbyllur ciklin e historise dhe duhet tr rithemelohet nga e para, me njerez te rinj, me figura te reja, intelektuale te vertete, dhe jo te tipit Gaz Bardhi e ai krrici qe fliste cembra. Kusuri jone qe do kemi ne pushtet hajdutet e te majtes edhe per nja dy tre mandate te tjera

    Përgjigju
  • Marian Laca: 27/07/2023 21:44

    Bravo Bardh. Ti duhet te jesh keyetari pd. As Berisha as Butaku sduhet te merren me me politike e aq me pak me pd. Ti je i vetmi qe permend emrat e legenave dhe oligarkeve. Bravo. Iroj te jesh ti.

    Përgjigju
    • e drejta: 28/07/2023 14:12

      MOS GAZMENDA JO ....ESHTE SHUME BISHTDREDHUR

  • LORA: 27/07/2023 20:46

    Mish-mashi ne nahijen "demokrate" eshte destini i shpagimit qe ata i kane borxh te rende Shqiperise dhe shqiptarve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Siri, rebelët e kryeministri bien dakord për tranzicionin! Al Jolani: Do publikojmë emrat e zyrtarëve që kryenin tortura

Siri, rebelët e kryeministri bien dakord për tranzicionin! Al Jolani: Do publikojmë emrat e zyrtarëve që kryenin tortura