Bardhi në '5 pyetje nga Babaramo': Asnjë nga PD s'dialogon me Ramën për aq kohë sa është kryeministër

Gazment Bardhi ka shuar dyshimet se PD dhe kryeministri Rama po dialogojnë për të arritur një zgjidhje të situatës politike. Përballë Babaramos, Bardhi pohoi se asnjë drejtues i PD nuk ka asnjë kanal komunikimi me kryeministrin Rama. Duke e bërë kryeministrin shkaktar të krizës politike, Bardhi tha se nuk do të ketë një gjë të tillë, për aq kohë sa ai do të jetë në krye të qeverisë.

"Ajo që unë mund të pohoj me 100% siguri është që as kryetari i PD, Lulzim Basha, as ndonjë drejtues tjetër i PD, nuk ka asnjë kanal konunikimi me Edi Ramën. Nuk ka për të patur asnjë kanal komunikimi me Edi Ramën, asnjë marrëveshje me Edi Ramën, sa kohë ky është kryeministër, sepse situata ku ndodhet sot vendi është për shkak të këtij njeriu. Nuk mund të negociohet me shkaktarin e situatës. Do të duhet të largohet shkaktari i situatës Edi Rama dhe, më pas, vendi do të shkojë dretj zgjidhjes, që i japin fund krizës politike apo institucionale, por negociata me Edi Ramën sa kohë ky është kryeministër i Shqipërisë, nuk ka për të patur", tha Bardhi në '5 pyetje nga Babaramo'. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:21
PD gati për zgjedhje të parakohshme? Bardhi në Report Tv: Kemi gati programin elektoral

Partia Demokratike beson në skenarin e saj se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për këtë arsye ka gati programin elektoral. Duke u ndalur te deklarata e Bashës se do t'u bëjë pagën mjekëve 1200 euro, Bardhi tha se kjo është një ndër pikat e programit elektoral të PD, i cili prej një muaj e gjysmë është gati. Ai theksoi se prezantimi i tij nuk është bërë përpara qytetarëve, pasi nuk është koha e fushatës, sipas tij. Megjithatë tha se prezantimi i tij do të vijojë të bëhet në një formë konsulence me qytetarët.

"PD e ka të përfunduar programin e tij elektoral, i përfunduar me konsulencë të CDU, rreth një muaj e gjysmë më parë. kemi filluar konsultimet për përmirësimin e këtij programi. Këtë jave, do të jetë një prezantim për çështjet e arsimit. Pra një lloj konsultimi me aktorët e interesit. Prezantimi bëhet gjatë fushatë, por në nuk jemi në fushatë, prandaj nuk kemi bërë prezantimin e tij, por po bëjmë një konsulencë me qytetarët", u shpreh Bardhi.

Ora 22:16
Përplasje për të prishur zgjedhjet e 30 qershorit? Si përgjigjet Gazment Bardhi

Skretari i përgjidhshëm i PD-së, Gazment Bardhi i pyetur nëse do të ketë përplasje më 30 qershor nëse opozita mbete jashtë zgjedhjeve ka deklaruar se një gjë e tillë nuk pritet të ndodh.

"Një qytetarë që ngrihet për të mbrojtur vetën nuk është kriminel. Shqiptarët kanë treguar se mbrojtja e jetës së tyre dhe fëmijëve është detyrë.  Shqiptarët kanë dhënë edhe jetën për të sjellë demokracinë dhe për të çuar Shqipërinë drejt stadardeve europiane.  Nuk hyn njeri në burg se lufton të keqen. I vetmi që do shkojë në burg është Edi Rama. 20 000 shqiptarë nuk i fut dot në burg Edi Rama. Di me shumë siguri se me 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje farse dhe nuk ka për të patur përplasje mes socialistëve dhe demokratëve. Jam i sigurt se do na bashkohen edhe më shumë socialistë. " ka deklaruar Bardhi.

Ora 22:10
Cili është roli i Metës në zgjidhjen e krizës politike, ja si përgjigjet Bardhi

Bardhi e ka cilësuar rolin e presidentit Meta në zgjidhjen e krizës politike, si të domosdoshëm. Në studion e Report Tv, numri dy i PD, tha se në një kohë kur institucionet  drejtësisë kanë rënë, presidenti është i vetëm institucion demokratik që funksionon.  

"Gazment Bardhi: Në këndvështrimin tim si jurist, Presidenti, si kryetar i shtetit, është përfaqësues i unitetit të popullit. Ka përgjegjësi për funksionin e mekanizmit kushtetues të shtetit. Kjo do të thotë se në momentin, kur institucionet kanë rënë, kur rrezikohet pluralizmi dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, presidenti ka gjithmonë një rol për të luajtur. Shqipëria është sot pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykate të Lartë, pa Prokuror të Përgjithshëm kushtetues, pa organet e rëndësishme të sistemit të drejtësisë që do të duhet të luftonin korrupsionin dhe krimin e organizuar, është pa Kryetar të KLSH-së. Pra, disa mekanizma kushtetues që garantojnë paqen sociale në vend, kanë rënë. Për shkak të kësaj situate, roli i Presidentit të Republikës është akoma më i rëndësishëm. Sot, presidenti i Republikës është i vetmi garant i kushtetutës që është funksional. Të gjitha institucionet e tjera që garantojnë funksionimin e shtetit të së drejtës, kanë rënë. Roli i presidentit në këtë situatë është i domosdoshëm në mbrojtje të kushtetutës dhe parimeve kushtetuese", tha Bardhi.  

Ora 22:09
Bardhi: Nuk po bëjmë betejë për të ardhur në pushtet

Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi i ftuar në emisionin e "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, ka komentuar aksionin e ndërmarrë nga opozita ku ka vijuar të pohojë se nuk do të futen në zgjedhje nëse nuk garantohen kushtet e kërkuara, pa Ramën kryeministër

I pyetur në lidhje me protestat Bardhi ka deklaruar se aksioni i ndërmarrë nga ata mund të jetë aktiv edhe për disa ditë.

"Aksioni politik i opozitë mund të zgjasi edhe disa ditë. Ne do të vazhdojmë të jemi në kontakt me qytetarët. Me 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje fars pa opozitën dhe rikthim 30 vite pas. Në vitin 2019 kur prisnin negociatat ne nuk pranojmë të rikthemi në kohën e diktaturës.  Kjo nuk do të lejohet. Nuk jam i sigurt se gjysma e qytetarëve shqiptarë do mund ti lejojnë vetes rikthimin pas 30 vite. Më të mërzitur me Edi Ramën  nuk janë demokratët se nuk kan pritur gjë nga Rama,  por janë socialistët. Ardhja e Partisë Socialiste në pushtet kujtuan se do të ndryshonte. Por Shqipëria po bën hapa pas. Nuk besojë se ka qytetarë dhe militantë që është gati që të konflikthet për të mbrojtur pushtetitn por mund të mbrojë të ardhmen dhe demokracinë. Të bësh luftë për të mbrojtur pushtetin kriminal nuk do të ketë qytetarë të tillë. Nuk po bëjmë betejë për të ardhur ne në pushtet. Ne do të vijmë me anë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është betejë për Shqipërinë. Kemi nisur një betejë me kryestarndartin zjedhje të lira të ndershme. Ka nevojë për një qeveri normale që trajton hallet." ka deklaruar Bardhi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 30/04/2019 10:17

    Kur humb barabari,thuhet ne popull, nuk ka vrend e mend as ne ode burrash e as ne kuvend.Ky faqeziu i paidentitet,binomi i Palokes, i nominuar Bashi.ka humur si edhe soji i tij, normalitetin e logjikes jo vetem politike,por edhe natyrshmerine njerezore.Ja si del e cka thot ?!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 29/04/2019 22:58

    Athere ngelet te dialogoni me ket temin

    Përgjigju
  • Bardheziu: 29/04/2019 22:17

    Po gazmendi negocion vetem perballe mikrofonit te denion mejdanit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale