Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar pjesë nga dosja AKSHI, ku sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania "Ea Solution" në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë lekë të reja për tre kompani të cilat kanë fituar procedura prokurimi qe dyshohen të paracaktuara nga grupi i drejtuar prej tij.

Sipas SPAK, faturat janë fiktive, me qëllim përfitimin e parave që rrjedhin nga këto procedura. Kjo, sipas hetimit, konfirmohet nga fakti që kompania e Agasit nuk ka as zyre për të zhvilluar aktivitetin dhe as personel, por përdor si zyrë ambientet e kompanisë "Soft & solution" të Ermal Beqirit dhe burimet njerëzore të po kësaj kompanie Po ashtu sipas hetimit, administratorja e "Ea Solution" nuk rezulton të ketë qënë në dijeni për lidhjen e këtyre kontratave.

Në fillim të kësaj jave, GJKKO autorizoi ekzektuimin e 8 masave në kuadër të këtij hetimi, mes të cilave "arrest me burg" për Agasin e Beqirin si dhe "Arrest shtëpie" për drejtoreshën dhe nëndrejtoreshën e AKSHI-t.

Pjesë nga dosja e publikuar nga Gazment Bardhi

Pjesë nga dosja e publikuar nga Gazment Bardhi