Bardhi pyet pse u shtuan 260 mln euro për tre projekte: Ministri i Financave firmosi kërkesat e Ballukut me një të rënë lapsit

Bardhi pyet pse u shtuan 260 mln euro për tre projekte: Ministri i Financave firmosi kërkesat e Ballukut me një të rënë lapsit

Gazment Bardhi

Në komisionin e Ligjeve po diskutohet akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2024. I pranishëm edhe ministri i Financave Petrit Malaj.

Kreu i grupit parlamentar në PD, Gazment Bardhi pyeti ministrin se pse janë shtuar 260 milionë euro për tre projekte, ndërsa theksoi se ministria e Financave ka firmosur kërkesat e Ballukut më një të rënë të lapsit.

Bardhi pyet për kostot e rrugëve: Rreth 4 muajsh pasi ishin miratuar vlerat e projekteve ju keni pranuar dyfishuar vlerat e tyre. Pa bërë studim të ri fizibiliteti, pasi vlera e projekteve ishte parashikuar. Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës ishte planifikuar me vlerë 205 mln euro dhe ju e çuat në 298.8 milionë euro. Një tjetër projekt rruga e re Tiranë-Ndroq-Plepa, nga 39.8 milionë euro që ishte e çuat në 87 milionë euro. Apo rasti baypass të Elbasanit nga 120 mln euro e çuat në 240 mln euro. Më kujtohet historia e tunelit të llogaras ku ishte 140 mln euro vlera, e anuluat dhe e rritët me 50 milionë euro ndërsa projekti u bë po për të njëjtën vlerë. Çfarë ju nxiti ju pa u ulur akoma në karrigen e ministrit, të rishikonit vlerat e projekteve.

Petrit Malaj: Vlerat që ishin aty ishin të 2010 dhe kishin nevojë të reflektonin vlerat e ndërtimit e kostot e kursit të këmbimit. Ishte e nevojshme të rishikoheshin këto vlera. Rritja e vlerave specifike për rrugët ka ardhur nga Ministria e Infrastrukturës, janë analizuar kostot janë pranuar dhe miratuar.

Bardhi: Po këto vlera ishin caktuar 5 muaj më parë. Këtu bëhet fjalë për të njëjtën zonjë (Balluku), tunelin e Llogarasë e çoi nga 140 mln euro e çoi në 190 mln euro me një të rënë të lapsit, dhe u ndërtua nga e njëjta kompani që kishte propozuar 140 mln euro dhe buxheti humbi 50 mln euro. Dhe unë po ballafaqoj analizat e 5-muajve më parë, nëse është bërë gabim të dalë ministrja e ta sqarojë se janë dyfishuar vlerat. nuk jam dakord me ca thotë ministri. Që thotë se më erdhi një kërkesë nga Belinda Balluku dhe unë e firmosa.

Lajmi në përditësim...

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zari: 09/09/2024 15:12

    VJEDHJE. DHE VETEM VJEDHJE TEK RRUGET...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

‘Mrekulli në organizëm, shërues natyral i qindra sëmundjeve’ Fara e zezë, ilaçi i magjishëm /Ylli Merja: Ja si ta përdorni në dozën e duhur

‘Mrekulli në organizëm, shërues natyral i qindra sëmundjeve’ Fara e zezë, ilaçi i magjishëm /Ylli Merja: Ja si ta përdorni në dozën e duhur