2 vite e gjysmë pas Lulzim Basha më 9 shtator 2021 e përjashtoi si një ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion dhe minim të demokracisë, Sali Berisha rikthehet në grupin parlamentar të Partisë Demokratike me firmë të Gazment Bardhit.
Në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Bardhi i cili mban dhe postin e nënkryetarit të demokratëve të Rithemelimit, përmes një shkrese të dërguar kryeparlamentares Nikolla e njofton atë se me një vendim të 3 prillit janë revokuar të gjitha vendimet për masa disiplinore në grup gjatë gjithë kësaj legjislature.
“Për këtë arsye të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar rikthehen/konsiderohen anëtarë të grupit parlamentar duke filluar nga data 3 prill 2024”
Pra në grupin parlamentar përveç Berishës rikthehen edhe të përjashtuarit e tjerë Tritan Shehu; Flamur Noka; Albana Vokshi; Oerd Bylykbashi; Luan Baçi dhe Edmond Spaho.
Bardhi i kërkon Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që këto ndryshime t’i pasqyrojë në organet e Kuvendit.
Në një reagim për mediat, pasi Nikolla lexoi shkresën e Bardhit në seancë, Enkelejd Alibeaj lajmin për rikthim të Berishës në grupin, ku zyrtarisht bën pjesë edhe ai me Bashën, e quajti një Pazar të hidhur. Duke cituar edhe raportin e fundit të Freedom House Alibeaj tha se kjo tregon se çfarë raporti do të ketë politika me personat që minojnë demokracinë.
Edhe Basha bën fajtor edhe Partinë Socialiste për këtë vendimmarrje.
“Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha. Kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuarve. Vendimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë. Asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsioni nuk mund ta zhbëjë atë. Asnjë person i përcaktuar "Non grata" nuk do të jetë pjesë e PD:”
Deputetët e tjerë të Partisë Demokratike u përjashtuan nga Lulzim Basha, atëherë kishte në krah të djathtë Gazment Bardhin, pas sulmit të dhunshëm në që Rithemelimi bëri në selinë e PD më 8 janar 2022.
Deputetët e përjashtuar që rikthehen
Sali Berisha
Tritan Shehu
Flamur Noka
Albana Vokshi
Oerd Bylykbashi
Luan Baçi
Edmond Spaho
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas njoftimit të Gazment Bardhit drejtuar Kuvendit, për të revokuar përjashtimet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha duke kthyer deputetët në Grupin Parlamentar, mes tyre dhe Sali Berishën.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se pazari mes Ramës dhe Berishës po zbardhet çdo ditë. Ai thotë se jo vetëm bënë alenacë kundër SPAK për të liruar të korruptuarit, por tashmë po kërkon të kthejë në PD Berishën.
“Pazari mes dyshes Rama-Berisha po zbardhet çdo ditë dhe më shumë. Janë të qartë në:
Aleancën e tyre kundër SPAK
Lirimin e të dënuarve për korrupsion
Ruajtjen e marrëveshjes famëkeqe të vitit 2008.
Si pjesë e këtij pazari, Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha. Kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuarëve.
Vendimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë. Asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsioni nuk mund ta zhbëjë atë.
Asnjë person i përcaktuar "Non grata" nuk do të jetë pjesë e PD.
PD mbështet pa kushte SPAK dhe vënien para ligjit të gjithë atyre që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve.
Lista të hapura, votim për diasporën, barazi vote dhe votim e numërim elektronik”, shkruan Basha.
‘Pazar të hidhur’ mes PS-së dhe Rithemelimit e ka cilësuar Enklejd Alibeaj njoftimin e Gazment Bardhit drejtuar Kuvendit, për të revokuar përjashtimet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha duke kthyer deputetët në Grupin Parlamentar, mes tyre dhe Sali Berishën.
Alibeaj komentoi edhe raportin e Freedom House që thotë se partitë politike duhet të largojnë personat që minojnë demokracinë. Alibeaj tha se asnjë person ‘non grata’ nuk do të jetë pjesë e PD-së. Qëndrimi i PD-së sipas Aliebajt ka qenë parimore.
‘E miratuar nga Lindita Nikolla. Shiheni sot sa qetësi parlamenti. Siç duket marrëveshja është në heshtje ‘të ndërmerren akte kaq të rëndësishme për politikën shqiptar. Kanë ndodhur dy ngjarje dhe e rëndësishme është dhe raporti i FH i cili vinte theksin në luftën që po i bëhet SPAK-ut në luftën që ai po bën nga të dyja krahët e politikës së vjetër nga një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe minimit të demokracisë.
Është e rëndësisë jetike për demokracinë në Shqipëri që partitë politike ti largojnë ata që janë të përfshirë në korrupsion. Politika shqiptare sot do të duhet ta këtë si udhërrëfyes. Është drejtësia por duhet të bëj dhe politika. PD e ka ndërmarrë këtë luftë këtë betejë.
Qëndrimi zyrtar i PD-së është vlerë politike e jona, ndaj kemi marrë këto akte për përjashtime ka qenë distancim nga praktikat dhe simptomat politike. A është e aftë ajo të distancohet. Sot Nikolla merr dhe kuron dhe qëndrimet e PD-së. Sot del e mbron gjasme interesat e PD-së. Kjo tregon se të gjitha pazaret e natës të çojnë në atë që duan ti përfshijnë të gjithë një kazan. Qendrimi i PD-së ka qenë parimor. Edhe Nikolla të kuptojë që ajo betejë që ka bërë PD është betejë e gjithë shqiptarëve. Ngjarja më e hidhur e radhës që bëhet pas pazarit.’’- tha Alibeaj.
I pyetur në lidhje me pritshmëritë për vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së, Alibeaj tha se ‘nuk ka shans ligjor që vula të shkojë diku tjetër.’
Per te ardhmen e PD-es vendos PS-ja dhe komentojne patronazhistet se pse te tjereve nuk u lejohet. Turp per parine e PD-es, qofte grupi i Berishes apo Bardhit qofte grupi i Bashes qe ne ved qe te bejneluften me qeverine dhe mazhorancen luftojne kunder njeri tjetrit. Mefalni se gabova, politika dhe politikanet nuk e njohin turpin. Per ata mjafton te vjedhin, dmth te pasurohen sepse nuk njohin moral e zot.
PërgjigjuPo cilen PD kujton se perfaqeson Bardhi? Vazhdo genje veten dhe ata qe /i ktheve/,vazhdoni mbani shpresat kot.
PërgjigjuSa i "poshter "ky Edi Rama.Ka arritur te percaktohet dhe vendose se cili deputet do beje pjese ne grupin e deputeteve te Foltorhalese
Përgjigju