Ajo që po ndodh brenda mureve të Kuvendit ku për disa të marta radhazi, ulen në një tryezë të përbashkët, mund të çojë në aksion të përbashkët edhe në terren Sali Berishën dhe Gazment Bardhin, e cili ende deklaron se nuk e njeh ish kryeministrin kryetar të PD, sikurse ky i fundit pretendon.
Të pyetur nga Report Tv, Bardhi e Berisha pranojnë idenë e takimeve të përbashkëta me demokratët.
Gazment Bardhi Çdo deputet i Partisë Demokratike ka për detyrë të bëjë takime, me demokratët, me qytetarët. Është detyra jonë të jemi pranë qytetarëve dhe të dëgjojmë hallet e tyre.
‘Ju siguroj se diskutime intensive, pozitive po zhvillohen dhe të gjitha këto që thoni ju do të ndodhin. Kurdo që ta gjykojmë oportune. Gazment Bardhi është kryetari i grupit parlament të PD, i të gjithë deputetëve të PD, përveç një grupi të vogël që kanë mbetur dhe uroj të kuptojnë greminën e turpit në të cilën po i fut Lulzim Pengu, sepse ata nuk janë aty si deputetë për tu keqpërdorur nga Lulzim Pengu dhe Edi Rama, por janë për tu qëndruar besnik idealeve dhe ti bashkohen sa më parë grupit të PD.’- tha Berisha.
Pas takimit, Bardhi dhe Berisha folën për përshkallëzim të reagimit në seancat plenare, por përjashtojnë bojkotin.
‘Nëse ke vendosur të bllokosh opozitën do duhet të marrësh pas dhe pasojën, të pengohet funksionimi normal i parlamentit.’- tha Bardhi.
“Situatës së jashtëzakonshme të krijuar në parlament nga Edi Rama, grupi parlamentar e konsideron këtë një situatë të jashtëzakonshme dhe garanton qytetarët se që në seancën e ardhshme dhe në vazhdim, do të japë çdo përgjigje të merituar.”- tha Berisha.
Bardhi deklaroi se do të ketë edhe deputetë nga radhët e mbështetësve të Lulzim Bashës që do t’i bashkohen takimeve të përbashkëta të 43 deputetëve të opozitës.
Gazment Bardhi i ka bërë apel mazhorancëes se nëse nuk lejon opozitën të ushtrojë të drejtat e veta, grupi i tij dhe i Berishës do të pengojnë punën normale të Parlamentit.
‘Dua t’iu informoj se përgjatë dy viteve me urdhër politik janë bllokuar 31 projektligje, iniciativa të deputetëve të opozitës që nuk merren në shqyrtim nga Komisionet Parlamentare dhe kalohen në kuvend pa dhënë datë për shqyrtimin e tyre. Kërkuam komisione hetimore dhe na i kanë rrëzuar. Dua te apeloj mazhorancën që t’i rikthehet procesit normale të parlamentit.
Nëse ke vendosur të bllokosh opozitën do duhet të marrësh pas dhe pasojën, të pengohet funksionimi normal i parlamentit. Sa kohë që opozita nuk ushtron te drejtat e veta s’do lejohet as mazhoranca.’- tha Bardhi.
kaq influence ka ky? Po non gratat e zakonshem nuk ngrene dot koken se te mbyt policia. Do te kete lidhje me shokun Rama
PërgjigjuBerisha kerkon qe deputetet e PD te lene /Lul pengun/ e Edi Ramen qe po /i keqperdorin/ e t'i qendrojne besnik idealeve e t'i bashkohen PD! Perkthimi-Lereni Bashen e me njihni mua per kryetar qe /t'ju perdor/ me mire per interesat e mia,qendroini besnik mua,familjes time e lakejve te mi e bashkojuni Foltores.
PërgjigjuKeta deputetet e Berishes kaq te humbur jane qe presin ti mbledhi Bardhi?
PërgjigjuKavajas bqre
PërgjigjuKush e fut kete kufomen ne parlament!!!!
Përgjigju