Fier- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ishte sot (24 Nëntor) në Divjakë, për një takim me strukturat, në njësitë administrative Gradishtë dhe Remas.
Takimi u cilësua me qëllim fokusin në organizimin elektoral të partisë.
“Divjaka ka vuajtur rëndë pasojat e keqqeverisjes 12-vjeçare të Edi Ramës. Mungesa e mbështetjes së duhur për bujqësinë, jo vetëm ka shtuar varfërinë, por i ka detyruar që të largohen nga vendi. Fermerët e Divjakës kanë mjaftueshëm arsye jo vetëm për të ndryshuar këtë realitet të trishtë zgjedhjet e ardhshme, por edhe për të na u bashkuar në protestën e ditës së martë, ora 17:00, në “Sheshin Willson”, në Tiranë, u shpreh Bardhi ndër të tjera.
Ai e njoftoi takimin edhe me një postim të hedhur në rrjetin social Facebook.