1770138969_xudyyyy.png

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, është shprehur se një pjesë e kupolës drejtuese të PD-së e duan këtë parti ‘për ta mjelur si lopë’ për interesat e tyre.

“Sipas retorikës së lidershipit të PD-së, jemi të gjithë bashkë, por kur afrojnë zgjedhjet, lidershipi bunkerizohet, gjithçka bëhet punë e 2-3 vetave. Mbyllen aty dhe i vendosin listat jo vetëm duke i përjashtuar demokratët, por edhe duke i përjashtuar edhe ata që dalin të parët nëpër gara.

Në shumë degë, në Himarë ishte përjashtuar gjithë PD për të imponuar një kryetar dege siç e donte lidershipi. Tentohet të bëhet bashkimi i opozitës duke ulur nëpër tryeza njerëz qesharakë dhe nuk dëgjojnë demokratët… Nëse dikush e bashkon opozitën dhe tregon kredibilitet më të madh se lidershipi i PD-së, ta propozojmë të jetë kandidat për kryeministër të fitojmë zgjedhjet.

Sepse ndryshimi miq, keni të drejtë që kanë frikë, por ndryshimi nuk ndërtohet me frikë, por duke pasur guxim, duke pasur garë dhe duke bashkuar edhe brezin e ri dhe duke e bërë. Ndryshimi miq është thelbësor për të qenë fitues. Është i pashmangshëm dhe nuk e ndal dot askush. Ndryshimi është përgjegjësi dhe këtë përgjegjësi ne nuk e shmangim as përpara Edi Ramës, as përpara atyre që e duan PD-në ta mjelin si lopë për interesat e tyre. Ne duam një PD që të mos jetë qaramane”, tha mës të tjerash Salianji.

 


Lajmi kryesor:

Salianji takim me demokratët në Fier: Lidershipi i PD s'i ka bërë mirë llogaritë, kërkojnë ta mjelin partinë si lopë! Duhet të marrim pjesë me propozime konkrete te 'Territorialja'