Olsi Rama paraqitet në SPAK! Kryeministri publikon përgjigjen e prokurorisë: S’ka asnjë kallëzim nga Bardhi! Deputeti: S’e kam bërë në formë siç e do ti dhe yt vëlla

TIRANË- Çështja “Xibraka” ka rikthyer sërish “përplasjet” mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit të PD Gazment Bardhi.

Vetëm pak orë, pasi Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, u paraqit ditën e sotme në SPAK (28 qershor), për të marrë një përgjigje nga Prokuroria e Posaçme, ka qenë kreu i qeverisë Edi Rama, i cili e ka publikuar përgjigjen e Prokurorisë. Në përgjigjen e prokurorisë së Posaçme vërtetohet zyrtarisht se Gazment Bardhi nuk ka kryer asnjë kallëzim penal ndaj Olsi Ramës.

‘Në kuadër të veprimeve verifikuese, është kërkuar informacion nga Zyra e Regjistrit në Prokurorinë e Posaçme, dhe nga shkresa Nr. 7973/1 Prot. datë 29 Maj 2024, rezulton se i kallëzuari Gazment Bardhi nuk ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ndonjë kallëzim penal në ngarkim të shtetasit Olsi Rama përgjatë vitit 2024.’- thuhet në përgjigjen e publikuar nga Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë janë vetëm kërcime të çingijes në prehrin e tutorit të ri lart në ballkon. 

'A ju kujtohet kur thoshte “kallzim more kallzim kam bërë” duke tundur ndenjësen mbi karrige?! Kishte zbuluar një narkotrafikant në familjen time, që e kishte kallzuar në SPAK dhe aq shumë e bëri ajrin vrimë me gisht sa e detyroi narkosin e kallzuar, t’i bënte kallzim për kallzim të rremë. Mirëpo ja që s’paska qenë kallzim i rremë sepse s’paska qenë fare hiç kallzim, po një tjetër kërcim i çingijes në prehërin e tutorit të ri lart në ballkon.

Orë të tëra në parlament, intervista të tëra nëpër kanale, tituj e fjali të tëra nëpër portale, pa asnjë turp e asnjë respekt për miletin që e kanë bërë si mish në pazarin e neveritshëm të kujeve e kuisjeve të tyre, dhe si përfundim një tallje e madhe për një kallzim që nuk ekziston! Fatmirësisht SPAK-u megjithatë e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehërin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallzimin e paqenë!'- shkruan Rama.

Foto e dokumentit të postuar në X nga Rama 

Reagon Bardhi

Por pas publikimit të përgjigjes së Ramës, ka reaguar edhe Gazment Bardhi. Bardhi thotë ai ka bërë kallëzim, por jo në formën siç e do kryeministri Rama.

‘Po more budalla po kallëzim kam bërë! Lexo përgjigjen e drejtuesit të prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani! Unë nuk do bëjë kallëzimin në formën që don ti dhe yt vëlla, me qëllim rivarrosjen e çështjes që ekziston nga Prokuroria e Hanoverit. Unë kam bërë kallëzim siç e kërkon ligji në këtë fazë ku ndodhet çështja penale, dhe që ka risjell ekzaktësisht atë që unë kam kërkuar: “Rihapjen e dosjes penale 335/1-2016 që prokurori yt personal e kishte varrosur në 2018”.’- shkruan Bardhi.

Vetë Olsi Rama tha pasi doli nga SPAK se nuk ka asnjë lidhje me çështjen.

‘Nuk e di se çfarë ka vendosur prokuroria për kallëzimin tim. Do e shoh dhe do ju njoftoj nëse është e domosdoshme. E kam bërë kallëzimin se është bërë një manipulim i madh. S’kam asnjë çerek lidhje me bosët e Xibrakës. Dëgjo, ju e dini shumë mirë se i kujt është automjeti. Ia kam marrë një personi në atë kohë për të bërë dy ditë udhëtim në Selanik. I kam mohuar të gjitha, se nuk ka asgjë të vërtetë. Do të vij sa herë të jetë nevoja.”, tha ai.

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit në maj të këtij viti depozitoi një padi në SPAK ndaj deputetit të opozitës Gazment Bardhi, lidhur me kallëzimin e këtij të fundit se Olsi Rama ka lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë në vitin 2015. Në kallëzim e Olsi Ramës, thuhet se ai i referohet një deklarate të Bardhit bërë publike për median online lidhur me të. Sipas tij deklarimet e Bardhit përbëjnë elementë të veprës penale “Kallëzim të rremë”. Nga ana tjetër SPAK ka rihapur hetimet për dosjen “Xibraka”. 

Dokumenti i vene ne dispozicion nga Bardhi
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:31
Olsi Rama paraqitet në SPAK: Isha për të marrë një përgjigje! S'kam asnjë lidhje me çështjen 'Xibraka'

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Rama tha se ishte për të marrë një përgjigje nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa mohoi që të jetë i përfshirë në çështjen 'Xibraka'. Rama tha se nuk ka asnjë lidhje me atë çështje.

‘Nuk e di se çfarë ka vendosur prokuroria për kallëzimin tim. Do e shoh dhe do ju njoftoj nëse është e domosdoshme. E kam bërë kallëzimin se është bërë një manipulim i madh. S’kam asnjë çerek lidhje me bosët e Xibrakës.

Dëgjo, ju e dini shumë mirë se i kujt është automjeti. Ia kam marrë një personi në atë kohë për të bërë dy ditë udhëtim në Selanik. I kam mohuar të gjitha, se nuk ka asgjë të vërtetë. Do të vij sa herë të jetë nevoja.”, tha ai.

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit në maj të këtij viti depozitoi një padi në SPAK ndaj deputetit të opozitës Gazment Bardhi, lidhur me kallëzimin e këtij të fundit se Olsi Rama ka lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë në vitin 2015.

Në kallëzim e Olsi Ramës, thuhet se ai i referohet një deklarate të Bardhit bërë publike për median online lidhur me të. Sipas tij deklarimet e Bardhit përbëjnë elementë të veprës penale “Kallëzim të rremë”. 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DYRDYL KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 02/07/2024 17:51

    Shikoni Gazin palaçon e cirkut qē deri dje sla fjal pa thēn pēr Sali Bajgēn e sot e lēpin bythēn hajdut kriminelit Sali Bajgēs. E mjera Shqipri kush bēn pjes nē politik Gazi , Salinjani , flamuri pa shkop. O Zot sa keq pēr ktē vēnd prallor si Shqipri mavria.

    Përgjigju
  • Gazi: 28/06/2024 22:43

    Bardhi eshte cfare eshte ka bere nje veprim taktiko-juridik ka heq nga pezullimi nje ceshtje te vjeter me nje prove te re, qe kur ta kuptoje Rama do jete vone por shume vone per Olsin

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 28/06/2024 18:53

    Është e çuditëshme: 1.Gaz Bardhi b..lëpirsi Saliut shpif si Saliu se ka bër kallëzim për Olsi Ramën për drogën e xibrakës..!! 2.SPAK përgënjeshtron se Gazi Ziu nuk ka bër kallëzim Gazi Kavajoti..!! 3.Qyretari Olsi kërkon të vërtetën ose Ai në burg ose shpifsi të mbaj përgjegjësi..!! 4.SPAK HESHTË..?? -Athere qytetari Olsi çfar duhet të bëi.. -Po KM Edi që e ka vëlla..çduhet të bëj me b..lëpirsin e Saliut Apo SPAK..??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda