Baret e restorantet në Mikonos, Santorini e Korfuzi çdo natë do hyjnë në ‘shtetrrethim’

Baret e restorantet në Mikonos, Santorini e Korfuzi çdo natë do hyjnë në ‘shtetrrethim’

Restorantet dhe baret në ishujt Mikonos, Santorini e Korfuzi çdo natë do hyjnë në 'shtetrrethim' nga mesnata deri në orën 07:00 të mëngjesit.

Vendimi është marrë të hënën nga qeveria si pjesë e masave ani-covid.

"Restorantet dhe baret do të mbyllen nga mesnata 00:00 deri në orën 7:00 përfshijnë ishujt e njohur të Mykonos, Santorini, Korfuz, Rodos dhe Kretës”, tha një zëdhënëse e qeverisë.

Kufizimi hyn në fuqi nga sot më 11 gusht deri më 23 gusht.

Për më tepër, të gjithë pasagjerët në fluturime nga Belgjika, Republika Çeke, Holanda, Spanja dhe Suedia që vijnë nga 17 gushti duhet të kenë bërë tamponin jo më parë se 72 orë dhe po e njëjta gjë edhe për ata që hyjnë nga kufijtë tokësorë.

Të hënën, Greqia regjistroi 126 raste të reja të COVID-19 në 24 orë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…

Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…