Bari blihet nga Presidenti i Napolit, pas falimentit me një shumë modeste

Bari blihet nga Presidenti i Napolit, pas falimentit me një shumë modeste

Foto ilustruese

Ekipi i Barit nuk ia doli të regjistrohej për sezonin e ri, pak ditë më parë në Serinë B italiane, për shkak të problemeve financiare. Ish-ekipi i Migjen Bashës deklaroi falimentin, dhe i duhej që ta niste nga Seria D, ringritjen.

Dhe tashmë, ringritja do të vijë me Aurelio De Laurentis, pikërisht presidentin aktual të Napolit. Kryebashkiaku i Barit, mes shumë ofertave, zgjodhi atë të De Laurentis, ku siç thotë vetë, e zgjodhi për transparencën financiare dhe modelin e suksseshëm tek Napoli. Në garë ishin edhe emra të njohur italianë, si presidenti i Xhenoas, Enriko Preciosi, Klaudio Lotito i Lacios, apo edhe Urbano Kairo i Torinos.

Blerja e Barit erdhi për shumën e 250 mijë eurove, ndërkohë që tashmë De Laurentis do të duhet të investojë miliona euro, për t’u ringritur deri në majat e futbollit italian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren